Author: admin

Është mbajtur takimi i rradhës së Komitetit Komunal Veprues bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026. Korrdinatorja e këtij Komiteti Nazmije Demolli, tha se Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie ndëretnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të…

Read More

Është mbajtur ceremonia e pensionimit të nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Nënkolonel Azizi i ka takuar gjeneratës së katërmbëdhjetë (14) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nder, përkushtim dhe profesionalizëm për 23 vite në Policinë e Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni përpos kolegëve, ishin edhe personalitete të larta të institucioneve të tjera të Rajonit të Gjilanit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt një fjalë rasti dhe ndër tjera ka cekur se “Nënkolonel Azizi ka udhëhequr me ndërgjegjshmëri, guxim nëpër sfidat më të…

Read More

Në kuadër të nismës “7 javë, 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe projektin e qarkores së re të Gjilanit. Kryetari Hyseni tha se këto dy projekte do të realizohen brenda dy viteve të ardhshme, “Në qarkoren ekzistuese, pas një qerek shekulli pritjeje, lajmi i mirë është që nga Ministria e Infrastrukturës e kemi të konfirmuar shpronësimin e pronave për 226 familje në vlerë prej 15 milionë euro. Ndërkaq, projekti përfshin riasfaltim të rrugës në gjerësi prej gjashtë metra,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të së premtës, ka bërë të ditur se pas takimit me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes publike lokale ”Tregu”, kanë vendosur që t’i rrisin pagat për 290 punëtorët aty. Ai tha se kjo nënkupton rrije të pagesë neto për secilin punëtor për 60 euro. “Nga ajo që jemi dakorduar bashkërisht është ngritja e pagës neto prej 60 euro, ndërkaq jemi dakorduar që deri në qershor të këtij viti të takohemi prapë, në mënyrë që të mund të shqyrtojmë opsionin e ngritjes së pagës edhe për 60 euro të…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet në rregullimin e rrugës bujqësore me zhavorr nga Cerneli deri te lumi i Letnicës. Ky projekt synon të lehtësojë qasjen e fermerëve në parcelat e tyre. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, konkretisht kjo pjesë ka një cilësi të lartë të bonitetit të tokës e cila ndryshe është edhe e njohur si hambari i Anamoravës./GJILANI INFO/

Read More

Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) të Gjilanit  organizoi program për nder të ditës ndërkombëtare të mbulesës. Programin e  titulluar “Gruaja me mbulesë mes sfidave dhe suksesit” e kanë pasuruar me fjalët dhe këshillat e tyre dy musafiret: Dr. Florentina Tërmkolli – teologe dhe Vlera Bokshi – psikologe. Një fjalë rasti iu dha edhe kordinatores së Medresesë Alauddin, paralelja në Gjilan, znj. Merita Borovci. Ky program u zbukurua edhe me Kuran e ilahi të ndryshme, dhe për fund me një koktej rasti për të pranishmet. “Lusim Allahun që organizime të tilla të hajrit dhe të bereqetshme të…

Read More

Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve, në bashkëpunim me “Plus Computers” e pajisem me një televizor për nevojat e tyre, ka shkruar në profilin e tij në Facebbok, Blerim Haziri, asambleist i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje. “Gjithashtu, me disa familjarë dhe miq, u zotuam dhe siguruam mbështetjen e një ekskursioni nëpër Kosovë, përkatësisht mbështetëm Departamentin e Grave e të Verbëra në vlerë 450 euro (kërkesë nga ky departament). Po ashtu, një mik i yni, premtoi mbështetjen e një organizimi, në shënim të ditës së Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga kjo shoqatë. ka thënë Haziri./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar  një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, në përbërje të Prof. Milan Pol, Prof. Magdalena Platis dhe lidhje online ishte Ms. Lali Giorgitze, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës drejtori Naim Gashi dhe zyrtarja Leona Kovaçi. Grupi i ekspertëve  ndërkombëtar dhe ata të AKA-së kanë zhvilluar takime të ndara veç e veç me shtatë grupe të organizuara nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve fillimisht ishte menaxhmentit, pastaj përfaqësuesit e sigurimit të…

Read More

REALITETI ARTISTIK I VORBULLIVE Shefik Shkodra ”VORBULLITË”; SHB SOGJETIME, GJILAN, 2024 Nga: METI REXHEPI REALITETI DHE ENIGMA Hyrja në një qytet ose në një qytetërim, të shumtën e herëve nis nga periferia. Brendinë e çdo bërthame Enigma e Madhërishme e Natyrës gjithnjë e ka mbështjell me cipën e saj, jo të njëtrajtshme, ku më të hollë e ku më të trashë. Ndodhitë e shkruara dhe të imagjinuara njerëzore janë brenda realitetit, por gjithnjë nën lëvozhga enigmash, që duhen qëruar me kujdes, me shije e dije. Ndonjëherë zbrazësitë hermetike i konsiderojmë si dukuri jashtë kapjes së realitetit, por edhe kuptimet, përkatësisht…

Read More

Shkruan: Mr.Emrush T. Shkodra Koha kur autoritet ankoheshin se shqiptarët po rrisin varfërinë në familjet e tyre duke mos planifikuar familjen, duket që sot erdhi. Përplot 20 vite po thuajse, për të vazhduar edhe në ditët e sotshme promovohej ideja evropiane mbi familjen, e bazuar mbi këtë bënin thirrje në vazhdimësi që familja duhet të planifikohet nëse dëshirojmë një mirëqenie ekonomike e sociale të arritshme dhe të qetë në familje. Bëheshin kampanja, OJQ vendore e ndërkombëtare të financuara kush e di nga kush, shpalosnin programet, praktikat dhe njohuritë perëndimore mbi planifikimin e familjes anembanë Kosovës, me theks të veçantë…

Read More