Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë”, organizoi një fushatë vetëdijesuese me temën “Edukimi dhe Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve”.
Qëllimi i fushatës vetëdijesuese ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e edukimit, fuqizimit dhe përfshirjes aktive të grave dhe të rinjve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale. Fushata kishte për synim promovimin e barazisë gjinore, mundësive të barabarta dhe pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse, si dhe inkurajimin e tyre për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Përmes kësaj fushate, Dardanapress synoi të inkurajojë qytetarët, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, që të jenë më aktivë në kërkimin e të drejtave të tyre, në shfrytëzimin e mundësive për edukim dhe avancim profesional, si dhe në pjesëmarrjen në iniciativa që kontribuojnë në një shoqëri më të barabartë.
Dardanapress mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit, barazisë dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve, duke kontribuar në krijimin e një shoqërie ku secili individ ka mundësi të barabarta për zhvillim, përfaqësim dhe pjesëmarrje aktive.
Projekti “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë” është financuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës./Gjilani INFO/


