Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kush do t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën për veriun?
Lajme Qendrore

Kush do t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën për veriun?

adminBy adminMarch 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës nga viti 2012 deri më 2017 përfundimisht do të duhej t’iu ktheheshin mjetet, por si dhe prej kujt nuk është shumë e qartë.

Këtë vendim e konfirmoi një ditë më herët Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Shuma që duhet kompensuar është mbi 40 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) se si do të realizohet vendimi, por nuk mori përgjigje konkrete.

“ZRRE-ja është duke e analizuar aktgjykimin dhe do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion në lidhje me këtë rast”, tha ajo, duke shtuar se detyrat e saj do t’i kryejë “konform mandatit ligjor”.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as kompanitë për furnizim me energji, përkatësisht inkasim të energjisë, KESCO dhe KEDS.

“Për çdo detaj lidhur me këtë çështje, drejtohuni Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”, tha KESCO për Radion Evropa e Lirë.

E, sipas ish-anëtarit të Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, përgjegjësia bie pikërisht mbi KESCO-n dhe KEDS-in.

“Ato, në mënyrë proporcionale, duhet t’ua kthejnë mjetet konsumatorëve, të cilët në mënyrë të rregullt i kanë paguar faturat e shpenzuara [në veri]”, thotë Mustafa.

Ndërsa, Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se barra është mbi ZRRE-në.

Ku qëndron problemi me rrymën në veri?

Banorët në veri të Kosovës – shumica serbë – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga përfundimi i luftës, më 1999.

Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë marrë fatura me rritje.

ZRRE-ja e ka zyrtarizuar këtë përmes një vendimi vetëm në vitin 2012, por që nuk ka qenë i njohur për publikun, derisa çështja është ngritur nga Avokati i Popullit më 2017.

Nga 2017-a e këndej – për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve – përgjegjësia për pagesën ka kaluar tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës, KOSTT. Subvencione ka ndarë edhe Qeveria e Kosovës.

Në vitin 2022, pastaj, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për zbatimin e një marrëveshjeje për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në praktikë, ajo ka nisur të zbatohet vetëm muajin e kaluar, kur qytetarët në veri kanë marrë faturat e para.

Si ka përfunduar çështja në Gjykatën Kushtetuese?

Në vitin 2017, institucioni i Avokatit të Popullit ka ngritur padi në gjykatë kundër vendimit të ZRRE-së, të vitit 2012, që rrymën në veri ta paguajnë qytetarë të zonave të tjera.

Atëkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar që kjo praktikë të pezullohet, duke e konsideruar si joligjore.

Në bazë të padisë së ushtruar nga Avokati i Popullit, kjo gjykatë, në vitin 2021, ka detyruar po ashtu ZRRE-në që ta obligojë KEDS-in për kthimin e mbi 40 milionë eurove për qytetarët e Kosovës.

Vendimin e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, edhe Gjykata Supreme.

Por, ZRRE-ja e ka konsideruar si të padrejtë dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila më 11 mars ka marrë vendimin përfundimtar: pagesat duhet t’u kompensohen qytetarëve që kanë shlyer obligimet e veriut.

Çka thonë ekspertët?

Ish-anëtari i Bordit të ZRRE-së, Qemajl Mustafa, thotë se ZRRE-ja bashkë me KESCO-n duhet të gjejnë një formë adekuate të kompensimit dhe të caktojnë një periudhë kohore se kur do të fillojë ai.

“Mënyra është e lehtë – KESCO-ja e ka bazën e saktë të shënimeve dhe e di se kush i ka paguar faturat e rrymës në periudhën 2012-2017… Atyre duhet t’u kthehen. Dyzet milionë euro është shifër e lartë. Konsumatorët që kanë paguar për atë pjesë, mund të kenë fatura më të lira për një periudhë të caktuar”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Arben Gjukaj, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, konsideron se barra kryesore për kompensimin e mjeteve bie mbi ZRRE-në, pasi ky mekanizëm ka marrë, sipas tij, vendim të gabuar.

“Duke e ditur që në komunat në pjesën veriore të Kosovës ka probleme politike, ZRRE-ja nuk është dashur ta marrë këtë vendim. Pra, barra i bie ZRRE-së, pasi nuk ka mundur t’u ofrojë kushte teknike dhe qasje te konsumatorët në atë pjesë operatorëve të licencuar, sikurse në pjesën tjetër të Kosovës”, thotë Gjukaj për Radion Evropa e Lirë.

Duke reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) tha se “konsumatorët e plaçkitur nga ZRRE-ja, nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave, por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro, përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike”.

KMDLNJ-ja kërkoi edhe nga Prokuroria e Shtetit “hetime urgjente” ndaj ZRRE-së.

“Me çfarë baze ligjore që nga përfundimi i luftës u janë paguar faturat e rrymës pesë për qind të qytetarëve, duke i dëmtuar 95 për qind në baza etnike dhe politike”, tha KMDLNJ-ja, duke e cilësuar këtë si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”. /REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot sot i ftohtë dhe me vranësira në Kosovë, gjatë mëngjesit priten reshje shiu

November 14, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.