- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Afaristi nga Zvicra, Kastriot Iseini, ka dy vjet që ndan bursa mbështetjeje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve të talentuar, përcjell albinfo.ch. Kastriot Iseini edhe këtë vit vazhdoi me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit, duke ndarë 25 bursa për nxënësit dhe studentët e suksesshëm. Në vitet e kaluara kujtojmë se ai ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal, duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët, edhe atë: Në vitin 2022 shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se mund të ketë paqe në Ballkan, porse ka shtuar se që kjo të ndodhë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këto deklarata Kamberi i bëri pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po mban takime për të formuar qeverinë. “Kur shikoni shembuj të shumtë që kanë ndodhur në mbarë botën të pajtimit të kombeve që ishin në mosmarrëveshje apo edhe në luftëra, pajtimi është i mundur. Nëse ishte i mundur në Afrikën e Jugut, sigurisht që është i mundur në Ballkan. Çka…
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi i njëjti dyshohet për të paktën 10 raste të rënda të vjedhjeve. I dyshuari është D.M, 1982 dhe i njëjti është ndaluar në mbajtje 48 orë. “Më 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘Vjedhjeve’ dhe…
Një lajm i trishtë vjen nga Gjilani, pasi policia ka raportuar për zbulimin e një trupi të pajetë në bodrumin e një ashensori në një ndërtesë në rrugën Gjilan-Kamenicë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani konfirmoi se trupi i pajetë është gjetur në bodrumin e një ashensori, derisa prokurori me urgjencë ka dale në vendin e ngjarjes. “Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili…
Mbahet punëtoria me gratë ndërmarrëse në Gjilan me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”
Me përkrahje të programit të USAID-it, në Gjilan është mbajtur të martën punëtoria me gratë ndërmarrëse me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”. Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka përshëndetur dhe përgëzuar gratë ndërmarrëse për të arriturat e tyre të deritanishme. Kjo punëtori ka për qëllim të ofrojë këshilla, ndihmë teknike në informata lidhur me qasjen në financa dhe aplikimin për kredi, duke iu ndihmuar në identifikimin e mundësive të ndryshme për kredi. Gjatë trajnimit është diskutuar edhe rëndësia e të pasurit pronë dhe zhvillim të biznesit…
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka pranuar donacion tre pako me veshmbathje për profesionistët shëndetësorë nga bashkatdhetari nga Zvicra, Agron Islami, nëpërmjet SWAN Isotopen AG Bern. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Doruntina Hasani, e ka falënderuar Islamin për këtë donacion, duke thënë se është mbështetje e madhe për profesionistët shëndetësorë. “Diaspora jonë, vlerë dhe mbështetje e vazhdueshme për qytetarët dhe institucionet tona!”, është shprehur veç tjerash Hasani. /GJILANI INFO/
Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollën ‘’Selami Hallaqi’’ në qytetin e Gjilanit. Tema të ligjëratës kanë qenë ‘’Dukuritë negative në shoqëri’’, ‘’Delikuenca e të miturve’’ dhe ‘’Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve’’. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, stafin mësimor dhe këshillin e nxënësve. Ligjërata është realizuar me rreth tetëdhjetë (80) nxënës të klasave VII, VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e përbashkët…
Ramadani: Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari agresiv, por synojmë trepikëshin
Java e 22-të sjell ndeshjen FC Drita – KF Dukagjini, e cila do të zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi) në Gjilan. Në prag të ndeshjes kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se na pret një ndeshje e vështirë, për shkak një kundërshtari agresiv. “Jam i bindur se nuk do të vijnë këtu me flamur të bardhë, pasi kanë edhe mungesë të pikëve dhe për këtë janë të angazhuar në maksimum për arritjen e pikëve. Mirëpo, mua më intereson ekipi im, secili ka mendjen te ndeshja me Dukagjinin”, theksoi fillimisht Ramadani. Mirëpo, sipas trajnerit Ramadani me këtë angazhim nuk…
Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, Policia e Kosovës, njësitet e Task Forcës –Lindje se bashku me Doganën e Kosovës kanë shtuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren. Më 24.02.2024, në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims’: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako…
Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe e bashkëpunimit për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore në Viti
Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim, Diana Lekaj përfaqësuese nga Instituti Edutask dhe Donjetë Sadikun nga Qendra Rinore në Viti. Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore Viti nga institutit në fjalë për realizimin e aktiviteteve te projektit “E ardhmja Kohesive”. Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i projektit “E ardhmja kohesive” është edhe funksionalizimi i qendrës së komunitetit. Marrëveshja përfshin disa aktivitete që do të realizohen nga ky projekt dhe atë në fund të shatorit të vitit 2026. Sipas…

