Pensionohet Lirije Hyseni e cila për 45 vite me radhë ushtroi profesionin e infermierisë me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë.
“Isha e nderuar që sot, në cilësinë time si Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të përcjellë në pension infermieren Lirije Hyseni, e cila për 45 vite me radhë ushtroi profesionin e infermierisë me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu.
Ajo shtpoi se përgjatë gjithë këtyre viteve, Lirije Hyseni nuk ofroi vetëm kujdes shëndetësor, por edhe këshilla, mbështetje, fjalë inkurajuese dhe shpresë për çdo pacient.
Drejtoresha Kadriu tha se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpreh mirënjohjen dhe respektin e saj për gjithë kontributin e infermieres Lirije në shërbim të qytetarëve tanë, duke i uruar shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura pranë familjes.
“Faleminderit për çdo ditë punë në këtë institucion, për çdo pacient që jeni kujdesur për të dhe për trashëgimin profesionale dhe vlerat e larta etike që mbollet në gjeneratat e reja si profesioniste shëndetësore”, ka thënë Mimoza Kadriu, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), në Gjilan./Gjilani INFO/


