Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimet janë realizuar të premten, më 20 nëntor 2026, ku njëri person dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës, ndërsa personi tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”, nga neni 248.
Pas ndalimit të të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy personave.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa kërkesat për paraburgim i janë drejtuar gjykatës për shqyrtim dhe vendimmarrje./Gjiilani INFO/


