- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të Rënda. Gjykata Themelore në Gjilan, Kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ të kësaj Gjykate e kanë uruar Agim Ademi për shëndet e mbarësi, dhe falënderuar për kontributin e tij në drejtësi. Biografia e gjyqtarit: Agim Ademi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986 dhe ka kryer provimin e Jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1990-1991. Në vitin 2006…
Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, u mbajt sot mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), me qëllim të shqyrtimit të situatës së sigurisë në komunë, pas përshkallëzimit të saj gjatë ditëve të fundit dhe ngjarjeve të fundit tragjike. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli. Të pranishmit u informuan nga afër për rrethanat dhe detajet e rasteve të fundit nga drejtori rajonal i Policisë, z. Agron Rukiqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, z. Besim Rexhepi. Gjatë diskutimeve, u rekomandua rritja…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:25, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe dy prokurorë të Shtetit. Aty është gjetur i vrarë një burrë rreth 30-vjeçar, brenda një veture. Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është sjellë pa shenja jete edhe…
170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
Komuna e Kamenicës po vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit, me fokus në rritjen e qasjes në ujë të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. Në kuadër të këtij angazhimi, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin Zotrim Kastrati dhe kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Grizime Projekti, në vlerë prej 170 mijë eurosh, parasheh shtrirjen e rreth 2,900 metrave të rrjetit të ujësjellësit, duke mundësuar kyçjen e 170 ekonomive familjare në sistemin e furnizimit me ujë. Ky investim synon përmirësimin…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza ndaj gjithsej 10 personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, një aktakuzë është ngritur ndaj gjashtë personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj dy personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Ndërkaq, aktakuza e tretë është ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin 24-orësh të Prokurorit të Shtetit./Gjilani Info/
Një delegacion i veteranëve shqiptarë dhe kroatë vizitoi sot Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, ku bëri homazhe në nderim të dëshmorëve Samet Bogujevci dhe Fadil Salihu, të rënë heroikisht në Gospiq të Kroacisë. Delegacioni, i përbërë nga gjenerali Esat Qollaku, president i Organizatës UABHDR, Tomë Kaqinari, kryetar i shoqatave vullnetare të luftëtarëve të Kroacisë, si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të veteranëve, përkujtoi sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve në luftën për liri. Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, shprehën respektin për dëshmorët, ndërsa falënderuan…
Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dje vranësira, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius. Ndërkaq temperaturat maksimale prej 21 e deri në 24 gradë Celsius. Era do të fryej nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Gjilani Info/
Sipas statistikave të përgjithshme, janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku, prej të cilave 32 me persona të lënduar dhe 42 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,475 tiketa trafiku, ndërsa 28 persona janë arrestuar. Sipas të dhënave, 18 persona janë në mbajtje, një person ndodhet në ndalim policor dhe një tjetër është në vuajtje të dënimit./Gjilani Info/
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka pritur në një takim të veçantë togerin, Hüseyin Arslan, i cili në kuadër të KFOR-it turk komandon njësinë e LMT për qytetin e Gjilanit. Takimi ishte njoftues dhe u diskutua gjerësisht për rolin dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sfidat me të cilat përballet kjo drejtori, si dhe për situatat emergjente që kanë ndodhur. Një fokus i veçantë iu kushtua rasteve të vërshimeve, zjarreve, si dhe emergjencave të tjera natyrore dhe aksidentale që kërkojnë reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional. Drejtori Shabani…
Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim publicistin dhe gazetarin Ismet Rashiti, i cili me këtë rast ka dhuruar 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit”, me autor Bardhyl Mahmutin. Libri është botuar në përkujtim të viktimave të gjenocidit të kryer në fshatin Poklek gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe trajton ngjarje dhe dëshmi të rëndësishme nga periudha e luftës. Gjatë takimit, Rashiti e ka njoftuar zëvendëskryetarin Aliu për vizitën e tij të fundit në Muzeun e Familjes Muçolli në Poklek, duke ndarë edhe rrëfime dhe të dhëna për historinë e kësaj familjeje dhe ngjarjet…

