- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Author: admin
Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë në Gjilan, Dr.Taulant Ramadani: Gjithçka ka qenë e do të jetë transparente dhe brenda suazave ligjore
Përveç angazhimeve të përditshme rutinore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht Shërbimin e Stomatologjisë të Gjilanit është bërë edhe hapja e konkursit për pranimin e dy mjekëve -stomatolog, pesë asistentëve të stomatologjisë dhe një tekniku të stomatologjisë, ka njoftuar Dr. Taulant Ramadani, Shef i Shërbimit të Stomatologjisë dhe njëherit edhe Kryetar i Komisionit. Në kontekst të kësaj që u tha më lartë, theksoi nevojën e plotësimit të resurseve humane me proces të rekrutimit të profesionistëve të rinj shëndetësor dhe nisur nga kjo Shërbimi i Stomatologjisë ka pasur nevojë urgjente për plotësimin në fjalë. “E gjitha kjo varësisht nevojës…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriun. Në ktë takim është bieduar për zhvillimet e gjithmbarshme. Poashtu, Haliti dhe Kadriu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe komunës së Gjilanit. /GJILANI INFO/
Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” filluan mësimin praktik për zhvillimin profesional në edukim
Nga sot, një grup prej 123 studentësh të vitit të katërt në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë filluar një fazë të rëndësishme të mësimit të tyre universitar – mësimin praktik në shkolla të ndryshme. Kjo është një fazë e rëndësishme e zhvillimit të tyre profesional, pasi ata përqendrohen në aplikimin e njohurive teorike në kontekstin praktik të mësimdhënies. Ndër ta, 74 studentë janë pjesë e programit fillor dhe 49 të programit parashkollor. Ata do të jenë të angazhuar në mësimdhënie në shkolla fillore dhe çerdhe të fëmijëve nëpër shkollat e komunës së Gjilanit,…
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, në emër të kryetarit Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Albana Demiri, kanë pritur sot në takim komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe disa përfaqësues të projektit “Aftësim për Tregun e Punës” të GIZ-it si mbështetës. “Bashkë vizituam shkollën teknike “Mehmet Isai” ku u njoftuam për të arriturat si për arsim po ashtu edhe aftësim profesional, investim në infrastrukturë, paisje e trajnime si për mësimnxënie e për mësimdhënie”, ka thënë nënkryetarja Morina – Bunjaku. Ajo ka bërë të ditur se…
Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin e Gjilanit, destinacionin e parë për vizitë
Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin Publik “Kadri Zeka”, destinacionin e parë për vizitë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është universiteti i parë ne të cilin kanë qëndruar në vizitë anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, në takimin me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, të përbërë nga deputetët Ardian Gola kryetar i Komisionit, Arjeta Rexhepi anëtare…
Me rastin e pensionimit të arsimtarit, Jakup Sahiti, kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e kanë pritur në takim atë. Gjatë këtij takimi ata falënderuan arsimtarin në fjalë për angazhimin dhe punën e tij shumë vjeçare në edukimin e shumë brezave. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në arsim. Përndryshe arsimtari, Jakup Sahiti, së fundmi ka punuar në shkollën e mesme fillore të ulët “Kenan Halimi”- Gjylekar. /GJILANI INFO/
Njësiti rajonal i trafikut rrugor gjatë kontrollit në trafik në Gjilan ka ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me test, i njëjti ka rezultuar se ka qenë nën ndikim me 0.74. Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Herë pas here në disa vise priten reshje të dobëta shiu e në viset malore reshje të dobëta bore. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-23 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.
Vëllimi me poezi “Erë pranvere” është libri i nxënëses së klasës së pestë, Era Sinani, në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë. Në këtë libër, autorja ka shpalosur përjetimet personale, imagjinatën dhe botën emocionale të saj. Poezitë e Erës janë të thjeshta e të kuptueshme, me një larmi temash, duke filluar nga përshkrimi i natyrës, ngjyrat e stinëve, të mirat e tyre për njeriun, frutat dhe dobitë e tyre për shëndetin… Po ashtu, një vend të veçantë autorja i kushton rolit të shkollës e librit, së bashku me informacionet shkencore për trupat qiellorë, pa harruar ndjenjat e ngrohta për mësuesen dhe…
KPF ka hapur rrugën për këmbimin e pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, në mbledhjen e sotme, pas një debati polarizues në relacionin pozitë-opozitë, ka rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu. Ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë prona nga Komuna e…

