Author: admin

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius.  “Era do të fryjë nga juglindja dhr do të jetë mjaft e fuqishme dhe me shpejtësi prej 20-80 km/h”, thuhet në njoftim.

Read More

Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërkohë që Kosova burimin kryesor për prodhimin e energjisë elektrike e ka thëngjillin. Në anën tjetër, Kosova për t’u përafruar me Bashkimin Evropian është e detyruar që deri në vitin 2030, mbi 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike ta marrë nga energjia e ripërtishme ose efiçiente. Njohës të fushës thonë se Kosovë u vonua që t’i arrijë këto objektiva, ndërsa flasin për dëmet milionëshe që shkaktojnë gazrat që lirohen nga prodhimi i energjisë me thëngjill. Me mbi…

Read More

Jeton Kelmendi Është interesante se si njeriu ynë është i prirur të udhëhiqet nga e keqja, madje zakonisht edhe e zgjedh të keqen për model të inspirimit. Në shoqërinë tonë janë tri kategori personash, të cilët funksionalisht veprojnë. Një grup udhëhiqen nga parime bazike të normave normale, e që për fat të keq ky grup nuk është edhe aq i madh, edhe pse do të duhej të ishte grupi kryesor, ose të përbënte shumicën absolute të njerëzve. Grupi tjetër është grupi i cili nuk ka edhe aq parime, pra një kategori personash, të cilët as nuk udhëhiqen nga koncepte…

Read More

Ibrahim Kadriu Kaluan disa vjet qysh se Musa Ramadani nuk është më në mesin tonë, nuk është fizikisht, ndërkaq vepra e tij vazhdon të jetë me të njëjtat vlera me të cilat u referohej lexuesve të atëhershëm, domethënë kur u botuan, dhe lexuesve të sotëm të cilët, nga veprat e Musës përfitojnë kënaqësinë e leximit. Si atëherë, pra, kur u botuan, si sot, veprat e Musës e ruajnë të përcaktuarën nga vlerësuesit – si të veçanta, si diçka dalluese nga krijimet e bashkëkohësve të tjerë të tij, si modele që, shpesh, tërheqin nga ajo që në fushën e letërsisë quhet…

Read More

Femi HALIMI Rrobat janë për të veshë e  mbuluar  trupin, për shkak të temperaturave por edhe për të fshehë pjesë të trupit që nuk duhet të shihen. Njeriu kështu dallohet nga të gjitha gjallesat e tokës sepse veshë trupin përveç fytyrës e duarve. Merreni me mend, sikur njerëzit të qëndronin e ecnin pa rroba?! Rrobat kështu janë pjesë e trupit të njeriut, sa edhe e bëjnë trupin a njeriun, si që thonë modelistët francezë të rrobave! Deri në kohën e re njerëzimi i gjithi bënte rrobat vetë si mundte, nga leshi e lëkura dhenve, dhive e kafshëve tjera. Lini…

Read More

Tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë, ka konfirmuar Zyra Federale e Statistikave në Bern. Sipas “Tch”, kjo zyrë ka konfirmuar se 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova. Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm dhe më shumë se komunitetet tjera. “Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”, ka thënë Freymond. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, mbi 90 mijë shqiptarë posedojnë pasaporta zvicerane. Nga 300 mijë shqiptarët në Zvicër, 200 mijë…

Read More

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, më 9 shkurt, të mbështetur edhe nga njësi tjera policore, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli. Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës. Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë…

Read More

Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka falënderuar çdo mbështetës, votues, aktivist që në zgjedhjet e 17 dhjetorit treguan gatishmërinë që të mbështesin kauzën e tij politike. Tutje, ai ka thënë se sonte, njësia numër 6 në Preshevë ua ka dhënë edhe një shtysë, që angazhimin e tij politik ta vazhdojë e intensifikojë edhe më shumë, transmeton Klan Kosova. “Sonte, njësia nr. 6 në Preshevë na dha edhe një shtysë, që angazhimin tonë politik ta vazhdojmë e intensifikojmë edhe më shumë, që edhe në zgjedhjet lokale në këtë komunë të tregojmë që ata të cilët gojën e…

Read More

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) – Gjilan  Garat e Fizikës ne Komunën e Gjilanit 10/02/2024 Sot, në qytetin e Gjilanit janë mbajtur garat e Fizikës për klasët e IX, X, XI, XII. Në këtë garë morën pjesë nxënës të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit. Kjo garë u organizua me koordinimin e Shoqatës Kosovare të Fizikës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan. Me këtë rast, edhe njëherë, u dëshmua që DKA, Gjilan, është në përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme të nxënësve dhe mësimdhënsve të suksesshëm të shkollave të komunë sonë. Gjithashtu, përmes kësaj gare, doli në pah që Komuna…

Read More

Fushë Kosova e nisi jo edhe mirë pjesën e dytë të kampionatit, duke barazuar në cilësinë e vendasit, me rezultat 1:1 me Gjilanin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Në minutën e 40-të, Senad Jaroviq me dinakërinë e tij shënoi për 0:1. Në minutën e 76-të, zëvendësuesi Dorent Hajdari me një goditje të fortë e të saktë nga jashtë 16-shi, ka barazuar rezultatin 1:1. Pas javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të tetë me 19 pikë e Fushë Kosova në të nëntin me 11 sosh. Fushë Kosovën…

Read More