Author: admin

Llapi ka shënuar fitore në udhëtim te Drita, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 4′ të takimit. Ky gol qëlloi të ishte i vlefshëm për tre pikët  e para për Llapin në stinorin pranveror. Llapi pas fitores kalon në vendin e dytë me 37 pikë, pas 19 ndeshjeve, teksa Drita në pozitën e tretë me 34 sosh.

Read More

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media, ku ka adresuar kritika në adresë të pushtetit, siç ka thënë, lidhur me dështimin më të madh pasi Komuna e Gjilanit nuk është kualifikuar për grant as këtë vit. Haziri ka thënë se: “për të kuptuar deri në çfarë shkalle e ka mbuluar myku ekzekutivin e Gjilanit, tregon fakti që ky është viti i tretë që nuk është kualifikuar asnjëherë për Grant të Performancës komunale, për shkak se Komuna ka dështuar t’i përmbush tri kushtet minimale: shpenzimi i buxhetit, opinioni pozitiv…

Read More

Kryesia e degës së PDK mbajti takimin e radhës, për të diskutuar tema të ndryshme, që ndërlidhen me fuqizimin e degës, ku përmes aderimeve të reja të krijohet edhe një dinamikë e re e punës dhe përkushtimit. Për më shumë, brenda këtij takimi u debatua hapur për ngecjet në zhvillimin e politikave lokale, e në veçanti për ngecjet në qeverisjen aktuale. Ishte bashkëbisedim i frytshëm, me ide e kërkesa të qarta, që kanë për qëllim ngritjen e PDK-së në vendin e merituar!/GJILANI INFO/

Read More

Statistikat e përgjithshme prej raportit të fundit për 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se kanë ndodhur 58 aksidente në tërë teritorin e Kosovës, si dhe se janë shqiptuar 2 mijë e 315 tiketa gjobitëse të trafikut rrugor. Njoftohet se nga aksidentet ne trafik 15 prej rasteve janë me lëndime, kurse raste tjera me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë arrestuar 17 persona, 7 të tjerë janë paraburgosur dhe 1 person në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

Read More

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 18°C. Erërat do të vazhdojnë (vende-vende nganjëherë) të jenë të fuqishme kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.

Read More

Ka vazhduar bashkëpunimi me Vllezrit Artan-Agron Bejta, të cilët tashmë e kanë dëshmuar punën e tyre me plot kreativet dhe përkushtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit . Puna e tyre vullnetare ka vetëm një qëllim që të ju lehtësojnë dhe shërbej sa më mirë qytetarëve-pacientëve, gadishmëria për punë vullnetare është vlerë e shoqërisë tonë. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpumin me shefin dhe stafin e shërbimit teknik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Menaxhmenti i Spitalit u falënderohet përzemërsisht të gjithë atyre që me punë e përkushtim në investime të tilla i kontribojnë ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së…

Read More

Me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve, studentëve, miqve dhe familjarëve, profesori, autori, gazetari dhe publicistit, Musa Sabedini, promovoi librin voluminoz “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i cili është një libër profesional dhe kryesisht trajton gazetarinë online, etikën dhe sfidat e vetërregullimit. Rektori Hajrizi foli rreth rëndësisë së botimit të librave të tillë profesional dhe akademik, si dhe dha perspektivën e tij mbi integrimin e inteligjencës artificiale në gazetari. “Marrë parasysh kohën e teknologjisë dhe të digjitalizimit duhet të diskutojmë më thellë për këtë tematikë, ku në bazë…

Read More

FC Drita fillon stinorin pranveror me ndeshjen e xhiros së 19-të, e cila fillon nesër ndaj FC Llapit. Një ditë para ndeshjes kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Albert Dabiqaj folën për përgatitjet dhe pritshmëritë e këtij gjysmë edicioni të ri. “Nesër fillon një stinor shumë më i vështirë se ai vjeshtor, sepse është shumë vështirë për të marrë pikë këtë stinor. Secili ekip jep më tepër nga vetja si ata që janë në rrezik për rënie si ata që luftojnë për kreun e tabelës ose për Evropën”, ka thënë trajneri Ramadani. Sa i përket ndeshjes së nesërme kryetrajneri theksoi…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët Uran Berisha e Diana Kryeziu kanë pritur në takim përfaqësues nga projekti FLOWS i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ujit të pijes nga gjendja aktuale dhe t’i bëjë linjat kryesore te transmetimit dhe shpërndarjes së ujit, të qëndrueshme për të bërë zgjerime dhe zhvillime në të ardhmen. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të rrjetit të ujit, në kuadër të këtij projekti, do të ndërrohen edhe gypat e azbestit. Ky projekt po konkretizohet tutje, punimet e të cilit do të nisin së shpejti në lagjen…

Read More