- Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”
- Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
- Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan
- Polikica e Kosovës: Mbi 2 mijë e 300 gjoba të premtën e kësaj jave
- Kryetari Alban Hyseni, apelon: Shfrytëzoni rrugët alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës
- LDK: Do të jemi zë i qytetarëve, partner serioz në çdo vendimmarrje që synom zhvillimin e barabartë dhe mirëqenien e komunës
- Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme akademike
- Nuk përfill urdhërin e Gjykatës një person në Gjilan, arrestohet nga policia
Author: admin
Në fshatin Gjylekar të Vitisë është mbajtur sot ceremonia solemne e inaugurimit të shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e vendosjes së këtyre shkronjave si simbol i sakrificës dhe luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit. Gjatë ceremonisë u bë edhe shpalosja e një memoriali, ku janë gdhendur emrat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë nga fshati Gjylekar: Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Shaban Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet…
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën ‘Islamic Relief Kosova’, në prag të festës së Vitit të ri, kanë ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore gjatë ditës së marte. Shpërndarja e pakove ushqimore u bë nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit për familjet në nevojë apo rastet sociale. Mbështetja e komunës për familjet në nevojë do të vazhdon./Gjilani INFO/
Shfaqja “Kukulla” me regji të Naser Shatrollit, jepet të marten në orën 19:30, premierë në Teatrin Dodona në Prishtinë. Kjo shfaqje bëhet me tekst të autorit Miro Gavran, përshtatje dhe regji të Naser Shatrollit dhe asistent regjisorit Edonis Gashi. Derisa interpretojnë: Leonard Hamitaj, Qëndresa Jashari. Muzika: Vihuela Akademi – Ehad Dula. Skenografia: Nase Shatrolli dhe Armend Hyseni. Traileri dhe posteri: Dalmat Dobra. Bashkëpunim mes: Teatrit ”Mërgimtari” Kroaci dhe ”Teatri Dodona” Prishtinë.. Kukulla, është metaforë e njeriut për njeriun e shtruar në trendin e kaosit urban, që ka humbur sensin e gjykimit real në kuptimin e marrëdhënies së ndërsjellë në…
Kamenicë: Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025
Kryetari Kadri Rahimaj ka prezantuar punët e ekzekutivit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025. Projekte të realizuara në arsim, infrastrukturë rrugore, shëndetësi, kulturë e zhvillim u paraqiten në detaje. Kryetari Rahimaj e nisi këtë takim publik me fushën e arsimit ku tha se gjashtë mujorin e dytë në fushën e arsimit janë realizuar punë tejet të rëndësishme si: është hapur drejtimi i ri – kulinari, 154 përfitues të bursës komunale këtë vit, të gjitha shkollat me kamera sigurie dhe sistem vijushmërie, është ndërtuar çerdhja e re në Koretin, mjete të reja didaktike dhe lodra për fëmijë në çerdhe,…
Me rastin e ditës së veteranit sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh. Në emër të komunës së Vitisë, këtyre homazheve ju ka prirë zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë. Kurse homazhe dhe nderime kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Viti si dhe qytetarë të shumtë. Përndryshe sot në ora 13:00 në fshatin Gjylekar, pritet të bëhet edhe inaugurimi i shkronjave të arta të UÇK-së./Gjilani INFO/
Bazuar në raportin e fundit ditor prej 24 orësh të Policisë së Kososvës, thuhet se brenda kësaj kohe kanë ndodhur 100 aksidente trafiku dhe se janë shqiptuar 1 mijë e 810 tiketa gjobitëse trafiku në tërë teritorin e vendit. Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 10 persona dhe 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës./Gjilani INFO/
Me rastin e shënimi të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan. Kjo vizitë u bë në kuadër të aktiviteteve, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre./Gjilani INFO/
Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Baliu është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Dr. Spec. Rukije Limani. Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj. Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha: “Pensionimi i Dr. Spec. Rukije Limani reflekton humbje për institucionet shëndetësore të Anamoravës e me gjerë. Ajo mbetet një prej personaliteteve më të shquara të shëndetësisë, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1992 e gjerë më sot. Udhëheqësja…
“Arbnorja, gruaja më e votuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike, për dy palë zgjedhje radhazi, do të udhëheq legjislativin komunal”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai tha se përvoja e saj (Arbnore Beqiraj) profesionale dhe angazhimi i saj politik, e bëjnë Arbnoren njeriun më të denjë për këtë pozitë të rëndësishme e angazhim të ri. “Me këtë rol të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe…
Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” ka organizuar takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”
Në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” organizoi panelin “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kampanjës “Qasja në Drejtësi”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe studentëve mbi të drejtat dhe mekanizmat e sistemit të drejtësisë. Studentë dhe njohës të fushës, krijuan një diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen në drejtësi. Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, Dekane e Fakultetit Juridik, tha se ky…

