- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Kosovarët të tretët në Gjermani për nga numri i punëtorëve që vijnë nga vende joanëtarë të BE-së
Numri i emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian që udhëtojnë drejt BE-së me lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të sigurimit të një jetese më të mirë, është rritur. Bazuar në numrin e përgjithshëm të personave me leje të përkohshme qëndrimi në Gjermani dhe kryesisht, me qëllime punësimi, Kosova rradhitet e treta pas Indisë dhe Bosnje-Hercegovinës Kosova gjendet në mesin e shteteve me numër më të madh të punëtorëve joantarë të BE-së. Numri i emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian që udhëtojnë drejt BE-së me lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të sigurimit të një jetese më të mirë, është rritur.…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të shtunën se 87 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e vendit. Në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive. Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje. Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe…
Sot ne Viti është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar pika të ndryshme të rëndit të ditës në interes të qytetarëve të kësaj komune. Megjithatë pjesa më e madhe e diskutimit është bërë për raportin gjashtë mujor të punës së kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe për pasqyrat financiare për periudhën gjashtëmujore të këtij viti. Megjithatë në këtë seancë që ka zgjatur disa orë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë kam shqyrtuar këto pika: Informatë (Raport) i kryetarit të komunës për periudhën Janar-Qershor 2022. Pasqyrat…
Kryetari Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin E JONA
Në kuadër të panairit dhe festivalit treditor E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë të premten certifikata bizneseve, të cilat kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky panair ka qenë një mundësi e mirë që të njihen dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet prodhuesve e tregtarëve. “Qëllimi ynë ka qenë që të mbledhim shqiptarët kudo që janë, ndërkohë që Gjilani si kryeqendra e Anamoravës, si vendi që përreth ka shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Likovë e Kumanovë, e po ashtu si qendër e si qytet ku…
Me ceremoni të veçantë sot u betuan dhe u certifikuan 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit të Kosovës, kurse “sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi”. “Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak. Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”,…
Serwer: Kosova të krijojë Asociacionin në këmbim të njohjes dhe një Asociacioni për shqiptarët në Serbi
Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ,thotë se nuk e sheh të arsyeshme se pse pala kosovare të mos diskutojë çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun me Serbinë. Edhe pse për këtë të fundit thotë se dihet se nuk është e gatshme që të marrë vendime të arsyeshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të themeluar edhe Serbia një asociacion të njëjtë për shqiptarët në Serbi. “Mendoj se rruga për të vazhduar është që të vazhdohet. Nuk e shoh të arsyeshme që të përjashtohet diskutimi, për shembull, për Asociacionin e komunave…
Shtetasit e Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë, nga 1 gushti do të pajisen me “dokument hyrje-dalje’
Nga e hëna (1 gusht) shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’, pra shtetasit e Serbisë nuk do të mund të kalojnë me dokumentet e tyre. Me anë të një njoftimi, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. “Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Z. Më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në Gjilan rruga “Zija Shemisu”, në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I. C., për motive të ulëta, ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale dhe konflikti fizik, në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës…
Kryetari Hyseni: Qëllimi i panairit E JONA është heqja e barrierave, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime
Në kuadër të panairit dhe festivalit E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka bërë bashkë kryetarët e Komunave të regjionit e përfaqësues të bizneseve në dy panele të diskutimit “Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë” dhe “Përvoja e të bërit biznes dhe rëndësia e përkrahjes nga qeverisja lokale”. Në këto panele kanë marrë pjesë kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, drejtori i Institutit për Studime Urbane në Kolegjin UBT, Shqiprim Ahmeti, Naim…
Në gjykatat e Kosovës, mbi 236 mijë lëndë të ndryshme janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me lëndët e pazgjidhura. Kjo po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, derisa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) thonë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në grumbullimin e lëndëve. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata. KGjK në raportin gjashtëmujor thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato themelore kanë pasur në punë mbi 295…

