- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po ndërmerr hapa të rinj drejt forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Në këtë kuadër, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku, dhe prodekani Blerim Haziri, pritën në takim profesorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Skënder Demaliaj. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, kujtesës historike dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike. Vëmendje e veçantë iu kushtua librit “Masakra e Gjilanit”, i cili sjell kujtimet dhe dëshmitë e Shaban Haxhisë, dëshmitar i Masakrës së Gjilanit. Të pranishmit theksuan rëndësinë e dokumentimit dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur më 7 shtator 2026 dy aktakuza ndaj dy personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, njëra aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ndërsa aktakuza tjetër ndaj një personi për veprën penale “Vjedhja”. Rasti është proceduar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi./Gjilani INFO/
Moti gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 32°C.Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
Sipas statistikave të fundit të policisë, në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithsej 58 aksidente trafiku, prej të cilave 27 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale. Për fat të mirë, në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Në kuadër të kontrolleve në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 2,235 tiketa trafiku. Sa i përket masave policore, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 8 persona ndodhen në mbajtje. Nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 1 person është duke vuajtur dënimin. Statistikat pasqyrojnë aktivitetin e policisë në fushën e sigurisë në trafik dhe zbatimit të masave ligjore./Gjilani INFO/
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun ka lëshuar një komunikatë ku me tone të ashpra reagon në lidhje me procesin e rekrutimit të mësimdhënësve në Gjilan. Në reagimin e këtij subjekti politik, thuhet: KUSH E LEJOI BURIM SADIKUN TË KRYESOJË KOMISIONIN PËR PËRZGJEDHJEN E MËSIMDHËNËSVE? Procesi i rekrutimit të mësimdhënësve në Gjilan po shoqërohet me një çështje serioze që DKA dhe drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, duhet ta sqarojnë publikisht. Fjala është për emërimin e Burim Sadikut si kryetar të Komisionit Përzgjedhës. Çështja nuk është personale. Çështja është: a i ka…
Komuna e Gjilanit do të përfitojë mbi 2 milionë euro për realizimin e projekteve në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë. Marrëveshja e Grantit është nënshkruar sot nga ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Sipas ministres Pacolli, për Gjilanin janë ndarë gjithsej 2 milionë e 30 mijë euro, të cilat do të investohen në realizimin e 33 njësive të banimit. Projekti parasheh ndërtimin e 25 njësive të reja të banimit social, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve do të përdoret për renovimin e…
Skënder Zogaj / Me shkas / Jam thellësisht i indinjuar dhe i shqetësuar nga zhvillimet politike dhe situata aktuale në Kosovë. Është e vështirë të pranohet se, pas një çerek shekulli lirie dhe pas shpalljes së pavarësisë, vendi ende përballet me vështirësi serioze në funksionalizimin e plotë të institucioneve të veta shtetërore. E shoh këtë situatë dhe e përjetoj me dhimbje të thellë, si një shenjë të një errësire politike autoktone, e cila nuk duhet të normalizohet. Besoj se këtë shqetësim e ndajnë edhe shumë bashkatdhetarë. E, nëse dikush nuk e sheh ende rrezikun, atëherë është koha të hapë sytë…
Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është konstituuar sot, në mbledhjen e XVII-të të tij, pas përbërjes së re të Këshillit. Në kuadër të konstituimit, në mbledhjen e XV-të ka dhënë betimin Arben Muji anëtarë i KD-së i emëruar nga MASh, kurse dy anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, të zgjedhur nga Senati i Universitetit, Sadik Haxhiu dhe Lutfi Zharku, kanë dhënë betimin dhe kanë nënshkruar deklaratat etike, duke marrë zyrtarisht përgjegjësitë si anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së. Në vijim të punimeve, Këshilli Drejtues ka shqyrtuar propozimin për rritjen e numrit të prorektorëve nga katër…
Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti, duke qarë… S’ka gjë, nëse petalet nuk i ka me vesë, S’ka gjë…dhe nëse vjeshta, e ka tharë ! Më dhuro një lule, manushaqe, pranvere… Kur t’më shohësh, hapat hedhur, merzitur ! S’ka gjë, nëse janë vyshkur nga e ftohta erë, S’ka gjë…dhe nëse ca gjethe i janë prishur ! Më dhuro një lule ti, këtë buzëmbrëmje, Kur me hënën flas… e me zemer i lutem ! Kur jeta më tund, në një marramendje, Kur unë, si lastar i dobët peme, këputem! Më dhuro një…
Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan në takimin e radhës, ka diskutuar progresin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC) dhe hapat e mëtejmë për avancimin e tij. Në takim kanë marrë pjesë drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, përfaqësues të menaxhmentit, kryesuesi i Komitetit të Cilësisë, Dr. Zejdush Tahiri, si dhe mentorja Dr. Lindita Çarkaxhiu. Gjatë këtij takimi është analizuar puna e deritanishme në kuadër të SMC-së, si dhe janë përcaktuar edhe hapat e ardhshëm me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe ngritjes së standardeve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. QKMF…

