- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
Kryetari i Komunës së Gjilanit priti sot në takim nxënësin Beson Rrahmani, i cili ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”. Besoni është renditur i treti në botë në kategorinë “Junior Primary”, në mesin e më shumë se 1,000 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke u vlerësuar me titullin Kampion i Artë. Gjatë takimit u vlerësua lartë kjo arritje, e cila përbën një krenari për Gjilanin dhe Kosovën, si dhe një dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit të nxënësve tanë. Kryetari i Komunës shprehu mirënjohje për familjen e Besonit, mësuesen…
Edhe në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion./Gjilani INFO/
Familjarët kanë gjetur pa shenja jete familjarin e tyre në Gjilan. Për rastin në vendngjarje kanë qenë policia, prokurori dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Trupi i personit të vdekur është dërguar në IML për obduksion, njofton Policia./Gjilani INFO/
Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë e 808 drejtues automjetesh në Kosovë, bëri me dije sot Policia. Ndërkaq, gjatë të njejtë periudhë kohore, Policia ka evidentuar 28 raste të aksidenteve në trafik, prej të cilave 10 nga rastet, thuhet të kenë qenë me dëme materiale. Policia e vendit ka arrestuar në të njejtën ditë 19 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /Gjilani INFO/
Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth zonave malore, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-30 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C.
Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti, duke qarë… S’ka gjë, nëse petalet nuk i ka me vesë, S’ka gjë…dhe nëse vjeshta, e ka tharë ! Më dhuro një lule, manushaqe, pranvere… Kur t’më shohësh, hapat hedhur, merzitur ! S’ka gjë, nëse janë vyshkur nga e ftohta erë, S’ka gjë…dhe nëse ca gjethe i janë prishur ! Më dhuro një lule ti, këtë buzëmbrëmje, Kur me hënën flas… e me zemer i lutem ! Kur jeta më tund, në një marramendje, Kur unë, si lastar i dobët peme, këputem! Më dhuro një…
Në Gjilan janë zhvilluar Garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku morën pjesë ekipet e Kryqit të Kuq nga Gjilani, Artana (Novobërda) dhe Vitia. Pas garave, vendin e parë e zuri ekipi nga Artana (Novobërda), duke siguruar kështu të drejtën për të përfaqësuar regjionin e Anamoravës në Garat Republikane të Ndihmës së Parë. Komisioni për Garat Rajonale ishte i përbërë nga Dr. Esma Mustafa, kryetare e Degës së Kryqit të Kuq në Gjilan, Lulzim Mustafa, instruktor i Ndihmës së Parë nga dega e Novobërdës, Zaim Avdili, instruktor i Ndihmës së Parë nga dega e Vitisë, si dhe Anila Mustafa, instruktore e Ndihmës së Parë nga…
Në Kamenicë është realizuar një aktivitet i fokusuar në informimin, parandalimin dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC dhe i implementuar nga Swiss TPH, KOPF dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë. Përmes këtij aktiviteti synohet rritja e informimit të qytetarëve, promovimi i masave parandaluese dhe forcimi i kujdesit shëndetësor në komunitet. Mesazhi i aktivitetit ishte i qartë: bashkë për më shumë informim, parandalim dhe kujdes për shëndetin./Gjilani INFO/
Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
Në kuadër të statistikave të përgjithshme të raportuara, janë evidentuar gjithsej 46 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me fatalitet. Sipas të dhënave, 22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 23 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 853 tiketa trafiku. Ndërkohë, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje. Të dhënat kryesore: 1 aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente me të lënduar, 23 aksidente me dëme materiale, 853 tiketa trafiku të shqiptuara, 15 persona të arrestuar dhe 14 persona në mbajtje./Gjilani INFO/
Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Rrëmbim dhe bashkëkryerje”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj, shtetas të Kosovës, është bërë pas disa hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin. Për zhvillimin e hetimeve është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka marrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje. Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente./Gjilani INFO/

