Author: admin

Nëntë persona janë arrestuar të mërkurën në Zubin Potok, në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës për hetimin e dyshimeve për krime lufte. Operacioni, i koduar “Dosja 23”, është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ndërlidhet me hetimet në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e personave…

Read More

Në Viti u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, ku në fillim të seancës u shqyrtua propozim deklarata lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarata u mbështet nga të gjitha subjektet politike dhe u miratua me të gjitha votat pro. Propozimin për përfshirjen e deklaratës në rendin e ditës e bëri kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi, i cili më pas edhe e lexoi atë para asambleistëve. Në deklaratë, Kuvendi i Komunës së Vitisë, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit,…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, në kuadër të një vizite profesionale në Frankfurt së bashku me përfaqësues të tetë komunave të tjera të Kosovës kanë vizituar panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e komunave patën mundësi të njihen nga afër me teknologjitë dhe zgjidhjet bashkëkohore në fushën e riciklimit, ekonomisë qarkore, përpunimit të plastikës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave. Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e vizitave të tilla për njohjen me praktikat evropiane dhe identifikimin e mundësive që…

Read More

Kuvendi i Gjilanit, me vota unanime, ka miratuar një deklartatë kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë, të cilin e ka inicuar Bujar Nevzati (PDK), dhe e cila është përkrahur nga të gjitha grupet e këshilltarëve komunalë të Gjilanit. Në këtë rast, kryesuesja Krenare Latifi Kqiku tha se Kuvendi shpreh mospajtimin e tij me dënimin e krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërkaq nënkryetari Arianit Sadiku, ka theksuar se ky dënim është i padrejtë, jashtë çdo norme ligjore dhe logjike, duke besuar që ky dënim do të korrigjohet shumë shpejt. “Për Gjilanin, kjo çështje ka…

Read More

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Shefin e Divizionit Civil, gjyqtarin Bekim Salihu, Administratorin Shkëlqim Dushica dhe Mbikëqyrësen e Sektorit për Ekzekutim Arkivim dhe Statistika, Fikrete Destani, kanë pritur në takim përmbaruesit privatë për regjion të Gjilanit. Fillimisht përmbaruesit privatë vlerësuan lartë bashkëpunimin me Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu potencuan faktin se në vitet e mëparshme, një numër i konsiderueshëm i lëndëve përmbarimore nuk ishin trajtuar brenda një periudhe kohore të arsyeshme. Ndërsa, me angazhimin e vazhdueshëm të gjykatës, këto lëndë tashmë një kohë po trajtohen në mënyrë shumë efikase dhe brenda afateve të…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara për këtë taksë gjatë periudhës 2000–2026. Sipas drejtuesve të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ky vendim synon lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale. Njëkohësisht, përmes faljes së borxheve, u jepet fund detyrimeve të vjetra për këtë taksë, të cilat kanë vazhduar të figurojnë ndër vite. “Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, mbetet e përkushtuar…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2027, me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Buxheti i miratuar kap vlerën prej 43,586,882 euro, duke shënuar një rritje prej 1.65 milionë euro, apo 3.95 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Ky buxhet është rezultat i dëgjimeve dhe konsultimeve të shumta publike, gjatë të cilave qytetarët kanë pasur mundësinë të paraqesin kërkesat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm. Miratimi i buxhetit me mbështetje të gjerë në Kuvendin Komunal reflekton bashkëpunimin institucional dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve të Gjilanit./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë dhe i shoqëruar nga Kemur Mustafa, përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen për largimin dhe zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në disa pjesë të mbetura të qytetit të Vitisë. Gjatë kësaj vizite, ata kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen përgjatë rrugës pranë lumit “Morava e Binçës” në Viti, ku po bëhet zëvendësimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit me gypa të rinj, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm. Kryetari Haliti e ka mirëpritur…

Read More

Grupi punues për hartimin e Draft-Rregullores për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument ku morën pjesë anëtarë të grupit punues dhe zyrtarë komunalë. Në hapje të takimit kryesuesi i grupit punues, Fisnik Kastrati, tha se ky është dokumenti i parë i këtij lloji në Komunën e Kamenicës dhe se synon të kontribuojë në funksionimin sa më të mirë të administratës komunale. “Falënderoj anëtarët e grupit punues me të cilët, në bashkëpunim me kryetarin, kemi punuar mjaft shumë që të arrijmë më në fund në një draft-dokument që përcakton sjelljen dhe paraqitjen e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, kanë pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, së bashku me stafin e tij. Gjatë takimit është diskutuar pjesëmarrja e Komunës së Kamenicës në një konferencë promovuese, e cila do të organizohet së bashku me komunat e tjera të Anamoravës, me qëllim të promovimit të potencialeve, projekteve dhe mundësive për investime në këtë rajon. Kryetari Kadri Rahimaj ka falënderuar Kryetarin e Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, për këtë iniciativë, duke e vlerësuar atë si një mundësi të…

Read More