- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Shkruan: Isuf B.Bajrami Sot flamuri valon dhe nuk është vetëm era që e lëviz; është një zë që zbret nga qielli mbi tokën tonë dhe na thërret me emrin e Atdheut. Është një kushtrim që zgjon kujtesën, që troket në zemrat tona dhe na kujton se ka çaste kur një burrë nuk qëndron thjesht në këmbë, por qëndron përpara historisë, përpara tokës së vet dhe përpara flamurit që mbledh nën hijen e tij një popull të tërë. Rreshtohuni! Rreshtohuni përpara flamurit, ju që e mbani në zemër kujtimin e atyre që mungojnë; rreshtohuni ju që dikur nisët me një ëndërr…
Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
Sipas të dhënave të raportuara, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 35 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale në gjithë terirtorin e Kosovës. Ndërkohë, janë shqiptuar 2,143 tiketa për kundërvajtje në trafik. E në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 13 persona, 8 persona ndodhen në mbajtje, ndërsa 2 persona janë duke vuajtur dënimin./Gjilani INFO/
Shkruan: Izmi Zeka Vendas të mi, gjilanas! Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit dhe e unitetit tonë. Është momenti kur duhet të jemi bashkë në mbrojtje të vlerave tona sublime, të historisë sonë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kohë, mbështetja jonë për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë është shprehje e solidaritetit dhe respektit për njerëzit që udhëhoqën luftën tonë çlirimtare dhe për vlerat për të cilat u sakrifikua një brez i tërë. Prandaj, deri më 16 shtator, ta stolisim Gjilanin me flamuj të UÇK-së – nga shtëpitë…
Sonte, nga ora 19:00, në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Veteranë të Zonës Operative të Karadakut dhe qytetarë do të mblidhen për të nderuar dëshmorët dhe për të shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së./Gjilani INFO/
Gjatë periudhës së raportuar, Policia ka evidentuar një numër të konsiderueshëm të rasteve në trafik dhe veprimeve policore. Sipas të dhënave, janë regjistruar 23 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 34 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Në kuadër të kontrolleve në trafik, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2,241 tiketa trafiku. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 20 persona, ndërsa 4 persona janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, 1 person është duke vuajtur dënimin. Të dhënat paraqesin aktivitetin e autoriteteve në fushën e sigurisë në trafik dhe në trajtimin e rasteve të ndryshme policore./Gjilani INFO/
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan tashmë ka në dispozicion një objekt të ri, i cili u përurua zyrtarisht në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe të Bashkësisë Islame. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu. Investimi është realizuar me financim nga Shteti i Katarit, ndërsa objekti pritet të shërbejë si një hapësirë për besimtarët dhe qytetarët, duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve fetare, arsimore, kulturore dhe sociale. Me rastin e përurimit, kryetari Alban…
Diku në hapësirën ku ndodhet Sheshi në Gjilan, dje pasdite janë arrestuar tre të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit ia kanë grabitur orën e dorës një personi tjetër. Lidhur me rastin, njësitet policore gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-brisk si dëshmi materiale. Të njejtit në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur më 9 shtator 2026 dhe përfshijnë këto vepra penale: Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet dhe personat ndaj të cilëve janë…
Shkruan: Femi Halimi / Propozim Temë për dëgjim, lexim e studim në këto ditë të thata të verës / Ndër këngët folklorike më të fuqishme te ne është Kënga e kështuquajtur, e Hajredinit. Të gjitha këngët folklorike janë të fuqishme, me një ngarkesë të jashtëzakonshme të Pikës Morale dhe me një shkarkim përtej arsyes së hakmarrjes për mosmbajtjen e parimeve njerëzore. Hakmarrja nuk është njerëzore mirëpo është vlerë kundër thyerjës së normave dhe këtë e bëjnë të gjithë njerëzia përmes pushteteve, për të mbajtë një rend dhe standard normash publike e private. Ka në këtë ndryshime e padrejtësi në zbatim…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Prandaj është përpjekje që do të dështoj. Në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, votuesit e Republikës së Kosovës, besimin për udhëheqjen e vendit ia kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, është vërejtur mungesa e vullnetit të partive parlamentare që të bashkëpunojnë për…

