Author: admin

Nga: Albana Beqiri Paradoksi është i dukshëm që në krye: sa më shumë që ankohemi (sidomos rrjeteve sociale) se leximi dhe blerja e librave ka rënë dukshëm, po aq duket se është rritur numri i atyre që shkruajnë dhe botojnë për qejf të tyre, sidomos në rrjetet sociale, dhe po ashtu shtëpitë botuese që çuditërisht nuk janë të pakta në numër vazhdojnë të botojnë pandalur. Është vështirë t’i biesh në fije këtij paradoksi që nuk të ndihmon aspak ta kuptosh ngërçin e krijuar mes librit, botimit, leximit, lexuesve dhe botuesve. Këta të fundit janë ata që ankohen më së…

Read More

Poeti, publicisti, njëherësh president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, Dashnim Hebibi ka botuar dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë. Hebibi ditë më parë në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se pas një pune relativisht të gjatë dhe me shumë përkushtim, diasporës iu shtuan edhe dy libra, që do të mbeten monument i përjetshëm. Ai theksoi se këto dy libra ia kushtoi nënave, vajzave të diasporës, që ishin pjesë e shumë ngjarjeve në të mirë të atdheut dhe janë frymëzim për gjeneratat e reja. “Të dashur miq të…

Read More

Një studim i institutit “Musine Kokalari” në Prishtinë tregon se vetëm 20 për qind e pagave në Kosovë i plotësojnë standardet për një jetë të dinjitetshme (me 1.152 euro neto në muaj), që i nevojiten një familjeje me 4 anëtarë. Paga mesatare në Kosovë ka ngelur në 520 euro, ndërsa ajo minimalja vazhdon ta ketë nivelin frikësues – 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç. Çfarë page mesatare ka propozuar Qeveria dhe çfarë Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Privatë? Të dhëna shqetësuese janë bërë publike në fillim të këtij muaji…

Read More

Kryetari Alban Hyseni, ka emëruar Shpend Nuhiun, drejtor të ri të Arsimit në Komunën e Gjilanit. I pari i komunës, tha se me përvojën e tij menaxheriale, si dhe me angazhimin politik, Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për të vazhduar punën e mirë dhe ndryshimet e mëdha në Drejtorinë e Arsimit. Alban Hyseni, theksoi se angazhimi i madh i drejtoreshave më herët, puna e jashtëzakonshme e tyre, do të vazhdohet tani edhe nga drejtori i ri. “Urime për detyrën e re dhe suksese të vazhdueshme në angazhimin e ri, Shpend”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria e Policisë në Gjilan me të pranuar një videoincizim me email ku shihet pasagjeri që ndodhet në një automjet duke e hedhur në rrugë një shishe qelqi, ka shqiptuar gjobë ndaj tij prej 300 euro. Në një kundërvajtje tjetër policia raportoi një person i cili është kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit. Ai është gjobitur me 200 euro, i janë marrë dy pikë dhe i është ndaluar të vozisë mjete motorike për tre muaj. “Në njërin rast në një video incizim të dërguar në E-mail adresën zyrtare pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur…

Read More

Një person nga Ranilluku ka raportuar në polici se është sulmuar nga dy persona të panjohur e të maskuar, me armë zjarri, në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes policia ka  gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si dhe ka vërejtur vrimat që kanë shkaktuar plumbat. Ndërkaq, perspni që është ankuar, ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarjes./Gilani Info/

Read More

Një person nga Vitia  ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi që është goditur nga një plumb qorr. Ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se prej nga I ka ardhur plumbi, ndërkohë që policia ka nisur hetime. “Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka mare nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gjilani Info/

Read More

Ky klub tashmë ka zgjidhur edhe çështjen financiare dhe pritet të shënoi rezultate të larta. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Klubi i Basketbollit “Drita” po ecë drejt sukseseve të reja. I pari i Gjilanit, tregoi se më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, Klubi i Basketbollit “Drita” tashmë ka zgjidhur problemin financiar. “Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt, Klubi i Basketbollit “Drita” rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”, tha kryetari Hyseni./Gjilani Info/

Read More

Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe duan të sjellin ekspertizën e tyre para studentëve Universiteti i Cyrihut zgjeron ofertën e tij dhe kërkon një person të kualifikuar për të qenë pedagog (lektor) i gjuhës shqipe, nga data 1 shkurt 2025. Në kuadër të projektit të ri në seminarin sllav, në kurrikulë do të përfshihet edhe gjuha shqipe, shkruan albinfo.ch. Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe duan të sjellin ekspertizën e tyre para studentëve, thuhet në shpalljen për…

Read More

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të hënën protestuan në Bujanoc kundër politikave shtypëse të Beogradit. E një ditë pas kësaj proteste ata kanë pranuar kërcënime . Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”. “Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar Lutfiu në Facebook. Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që…

Read More