Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj nëntë personave më 25 nëntor 2026, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tri aktakuza janë ngritur për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa tri të tjera për “Vjedhje e shërbimeve”.
Po ashtu, një person është akuzuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, një tjetër për “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, si dhe një person për “Mosrespektim të gjykatës”.
Në total, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj nëntë personave brenda një dite.
Rastet do të trajtohen më tej nga gjykata kompetente./Gjilani INFO/


