- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit gjilanas, kolegut e mikut tim të kahershëm, Basri Zejnullahu”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës (AAK), Dega në Gjilan. Gagica ka thënë se janë të rrallë njerëzit si Basriu. Profesionist i dalluar, një bashkëpunëtor i sinqertë e një qytetar model. Profesor Basriu la pas vetes vepra të mira, një familje të edukuar dhe shembullin se si duhet të jenë njerëzit në raport me tjetrin. Të tillë do ta kujtojmë përjetë. “Ngushëllime familjes Zejnullahu, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh…
Prokuroria në Gjilan: Kemi ngritur pesë aktakuza ndaj pesë personave për vepra penale të ndryshme
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën…
Ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit përmes një njoftimi, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 13 gusht 2024 me namaz të ikindisë në Varrezat e Qytetit në Gjilan. Basri Zejnullahu, në kohët më të vështira për arsimin shqip në vitet e 90-ta ka punuar sekretar i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke u shquar me punën e tij të palodhshme…
Jo me pak se 30 aksidente trafiku me lëndime dhe 64 tjera me dëme materiale kanë ndodhur në Kosovë për 24 orë, ka njoftuar policia e vendit. E, për të njëjtën kohë janë shqiptuar 2 mijë e 117 tiketa gjobitëse trafiku, thuhet po nga I njëjti burim. Nga ana tjetër, bëhet e ditur, se po për të njejtin rreth kohor janë arrestuar 31 persona, 23 janë arrestuar, ndërsa një person është vënë nën regjimin e vuajtjës së dënimit./Gjilani Info/
“Në Gjilan janë interevizuar burri dhe gruaja e tij, pas një mosmarrveshje mes tyre”, bëhet e ditur sot nga Policia. Policia njofton se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon në shtëpi një pushkë gjuetie me 9 fishekë të kalibrit 12 GA, e të cilën pastaj e ka dorëzuar vullnetarisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 39°C. Disa këshilla si të mbroheni nga të nxehtit: 1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni. 2. Shmangni diellin direkt:…
Trupat speciale të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, Komanda Amerikane vëzhgon
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se bashkë me FSK-në dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. “Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.” MM ka thënë se trupat specialë kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik,…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot ka qenë i pranishëm përgjatë pranimit të pajisjeve për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Këto janë pajisje që do të jenë në dispozicion të Ndërmarrjes Publike “Dardana”. Investimi për blerjen e këtyre pajisjeve kap vlerën e 62,000 eurosh. Në të njejtën kohë kjo ndërmarrje ka pranuar donacion edhe një kamionetë. Kujtojmë se ndërmarrja në fjalë tashmë ka nisur punën e saj edhe në kuadër të marrëveshjeve që tashmë ka me Komunën e Kamenicës./Gjilani Info/
Gjatë një dite në Kosovë janë arrestuar 26 persona mbi të cilët bie dyshimi se kanë ra ndesh me ligjin. Gjithashtu janë paraburgosur 18 personam si dhe 2 persona janë vënë në vuajtje të dënimit, njoftohet nga policia e vendit./Gjilani Info/
Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e…

