- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari Rahimaj nënshkruan kontratat për asfaltimin e 140 rrugëve të reja në vlerë 2 milion euro
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtarë nga kjo drejtori, kanë pritur në takim përfaqësues të operatorëve ekonomik. Në këtë takim Kryetari Rahimaj ka nënshkruar kontratat me të cilat do të asfaltohen 140 rrugë të reja në vlerë 2 milion Euro. “Afër 2 milionë euro nga buxheti komunal i kemi destinuar për shtrimin e 140 rrugëve lokale. Për herë të parë në histori të Komunës së Kamenicës, me buxhet tërësisht komunal bëhet një investim i tillë. Kontratat janë nënshkruar sot dhe së shpejti do të fillojë puna.…
Policia e rajonit të Gjilanit ka njoftuar për një rast vdekje të dyshimtë në Kamenicë, kurse sipas raportit të policisë thuhet se fjala është për personin I cili pas një aksidenti po trajtohej në Qendrën Emergjente. Ndërkaq, në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme./GJILANI INFO/
Njësia e TASK FORC-së Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare. Në vijim mund te lexoni: Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan, janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Zyrtarët e TASK FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të…
Letnica për çdo vit, më 15 gusht, hap zemrën dhe mirëpret besimtarë nga të gjitha anët që të jenë vizitor të kishës, nga ku Nënë Tereza nisi shtegtimin e humanizmit nëpër botë. Nga këtu, për dekada me radhë ajo përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën, për të mbetur simbol i humanitetit dhe shpirtbardhësisë shqiptare, ka shkruar kryetari i Komunës së Viti ë, Sokol Haliti. Në postimi e tij të plotë, thuhet: Gjatë muajit gusht, Letnica e Vitisë vizitohet nga shumë mysafirë nga e mbarë Kosova, qytetarë nga viset e tjera të shteteve të rajonit dhe…
Një i ri shqiptar e ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 gusht. Sipas njoftimit varrimi 29-vjeçarit, Liridon Zeneli, do të bëhet të premten më 16 gusht, në varrezat e Eichbuhl në Altstetten në Zurich. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 09:00.
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 14-58 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C,…
Shkruan: dr. sc. Enver Sadiku Pas Luftës së Parë Ballkanike, Kosova dhe vise të tjera shqiptare kishin rënë nën sundimin e Mbretërisë së Serbisë, kurse shqiptarët që ishin në trojet e veta asnjëherë nuk e kishin pranuar një pushtim të tillë dhe në forma të ndryshme kishte rezistuar. Serbia, duke mos mundur as nëpërmjet dhunës e burgosjeve që të kthej kah veti krerët me ndikim te popullsia shqiptare, provoi edhe në forma të tjera, duke joshur edhe me të holla njerëzit me ndikim, që të viheshin në shërbim të tyre. Këtë e dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga…
Shkroi: Bejtush Isufi Të gjithë vetë do të kemi, por edhe do të kemi dëgjuar tjetrin të thotë se këtë e kam kujtim të gjyshit, të babës a të ndonjë të dashuri tjetër? Kujtimi apo trashëgimia mund të jetë materiale apo shpirtërore, por esenca e tyre është që ato të ruhen, të mos harrohen, sepse harrimi është baras me mos ekzistimin, atë që ndonjëherë e quajmë vdekja e madhe, në kuptimin vdekja e cila nuk lë gjë për të kujtuar, trashëguar. Sic e dijmë, njëra prej urimeve tona më të mira është ajo; « U trashëgofsh»! Sepse trashëgimi është vazhdimi,…
Sulmuesi kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij nga Petrolul Ploiesti te Hansa Rostock. Nga Rumania në Gjermani. Albin Berisha ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve të kaluar në Superligën e Rumanisë. Sot (e mërkurë) është konfirmuar transferimi i tij te klubi i njohur, Hansa Rostock, i cili bën gara në Bundesliga 3.
Pak ditë më parë doli nga shtypi, libri ditar, “Drama e mbijetesës”, pjesa e parë, e autorit Sabri Morina. Autori Morina këtë ditar e kishte mbajtur në mënyrë konsistente, ditë për ditë, duke shënuar zhvillimet më të rëndësishme në vend, politike, përpjekjet e shqiptarëve në vitet për të mbrojtur autonominë e vitit 1974, dhe më pas të fillimit të procesit të pavarësimit. Ishin ditët nga më dramatike dhe më të vështira deri në fillimin e luftës. Shqiptarë të persekutuar, të rrahur e të vrarë, të dëbuar nga puna dhe nga institucionet, sepse nuk i bindeshin më regjimit okupues të…

