Author: admin

Faton Mehmeti Shqiptarët janë qenë dhe janë të lidhur shumë me atdheun, siç ndodh rëndom që lidhja e njeriut me atdheun dhe vendin e tij është një çështje e rrënjosur thellë në shpirt. Atdheu është vendlindja, është vendi i jetës, vendi i adhurimit, vendi i pasurisë dhe i mallit, vendi i krenarisë. Ndërkohë, njeriu është frymori më i shenjtë dhe më i vlefshëm në jetë. Lidhja e njeriut me atdheun bëhet më e fortë në momente të vështira, kur ai (atdheu) është në rrezik nga pretendimet e armiqve, që historikisht ne shqiptarëve na ka përcjellë. Fatmirësisht kombi shqiptar gjithnjë ka…

Read More

Futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, është autor i golit të fitores së skuadrës rumune CFR Cluj. Skuadra rumune para shikuesve të vet ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Paphos nga Qipro. Vendasit mbetet me një futbollist më pak, pasi që Deac është përjashtuar me karton të kuq. Korenica në minutën e 17-të ka shënuar supergol nga rreth 20 metra, për fitoren e Cluj, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League.. Korenica është zëvendësuar në minutën e 87-të.

Read More

Sot bëhen 17 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli. Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966. Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj…

Read More

Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik.  Por emri i talentit të Bazelit nuk është më sekret.  Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.  “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër. Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.  Rexhaj u lind në mars të vitit…

Read More

Kryqi i Kuq i Kosovës Dega në Kamenicë vazhdon të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit me nevoja. Kësaj here ka shpërndarë 10 pako ushqimore dhe veshëmbathje në disa familje me fëmijë jetim. Ndimat u pritën me emocione nga familjet vecmas fëmijët që i kanë shprehur duke i përqafuar vullnetarët e Kryqit të Kuq. “Ne si çdo herë do të jemi pranë familjeve me fëmijë jetim si dhe familjet e të moshuarëve pa përkujdesje. Dhe asnjëherë nuk do të mbeten pa përkujdesje edhe familjet me gjendje të rëndë ekonomike ”, është thënë nga stafi i Kryqit të Kuq…

Read More

Për ditën e premtë parashite mot më i nxehtë e kryesisht me diell në vend. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, derisa ato maksimale në rritje deri në 32C e 33C. Frynë erë e lehtë verilindore e lindore 2-5m/s. Kushte të motit stabil na përcjellin përgjatë fundjave dhe fillim të javës vijuese, njofton Prishtina Weather. Megjithëse do të ketë vransira kalimtare, nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 34C, e minimalet zbresin në 16C e 18C. Do të fryjë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Read More

Pas 25 vitesh përvojë pune, sot është pensionuar Dr. Hajredin Myrtaj, specialist i Pedodoncisë pranë shërbimit të Stomatologjisë në QKMF “ Dr. Nagip Rexhepi “ të Gjilanit. Dr. Hajredin Myrtaj, veprimtarinë e tij e filloi qysh nga vitet 89-90. Pauzoi nga institucionet mbi 10 vite, shkaku i dëbimeve të profesionistëve shëndetësor të asaj kohe. Rikthehet në vitin 2000 për të vazhduar shkollimin pas universitar specialistik deri më 2004, ku pastaj shërbeu në institucionin e QKMF-se në Komunën e Gjilanit deri në vitin 2024. I shquar për qëndrueshmëri, profesionalizëm dhe korrektësi, sot në një ceremoni solemne në prezencë të stafit…

Read More

Drejtori Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, ka prezantuar sukseset e Komunës së Gjilanit, në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ka hartuar Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se kjo ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët, blerjen e pajisjeve…

Read More

Drita e Gjilanit përkundër angazhimit të madh, nuk ia doli që të kthehet e pamposhtur nga stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë. Legia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në takimin e parë të Conference League. Dritën e penalizoi shumë përjashtimi i mesfushorit ganez Hasan Gomda. Futbollistët është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit të Legias në minutën e 29-të. Drita mbetet pa një futbollist për 61 minuta që ishte një hendikep i madh dhe përparësi e madhe për rivalin. Në minutën e 32-të, portieri Faton Maloku me vetëmohim të pashoq ka shpëtuar portën…

Read More

Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti, brenda dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 2 mijë e 370 lindje. E kësaj radhe prijnë me numër femrat. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga 2 mijë e 370 lindje, 1192 janë femra dhe 1178 janë meshkuj. “Në muajin qershor 2024 janë regjistruar 2 370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 178 lindje janë meshkuj dhe 1 192 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.

Read More