Author: admin

Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova mund të transferohet në Serie A. Pas Milanit, garës për transferimin e Zhegrovës i ka hyrë edhe Roma. “Corriere della Sera” raporton se Zhegrova shihet si zëvendësues i Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite: 2 vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF. Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian. 25-vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më…

Read More

Edhe raporti I fundit i Policisë së Kosovës, njofton për disa dhjetra aksidente rrugore dhe mbi 1 mijë e 600 shqiptime të tiketave gjobitëse në tërë teritorin e vendit. Në raport thuhet se për periudhën kohore në fjalë janë shënuar jo më pak se 97 aksidente trafiku, ku prej tyre, 36 kanë qenë me lëndime dhe 61 rastet tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, kur është fjala për gjobitjet në trafikun rrugor, bëhet me dije se gjatë të njejtit rreth kohor janë shqiptuar 1 mijë e 625 tiketa gjobitëse për shkelësit e dispozitave ligjore dhe rregullave ne trafik rrugor./Gjilani…

Read More

Fehmi Ajvazi Nuk të thash kurrë njerkë as s’të bëra hire, sykaltër – lulezemër Shqipëri Një yllnajë në qiell plotë dritë edeni, Pa ty s’di kush do isha tani… S’do rritesha as s’do plakesha nga hija e mjegulles, Po t’mos ishti ti e shtrejta ime – mall, Të ndjeva gjithmonë në vend të nanës, Nanë të kam thanë qysh se nanën time di… Nuk të mora kurrë inat dhe as mëri, As në andërr kur s’hiqej mjegulla dhe as kur këndonte njaj zog i zi, Nuk di kush do isha sot e shtrenja ime, Në qiell çfarë do shihja: pa…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 5 – 11 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale ndaj pesëdhjetetre (53) personave. Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar: – dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave, – njëzetegjashtë (26) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, – dyzetegjashtë (46) urgjenca. Nga prokurorët kujdestarë gjatë…

Read More

Ajo, në intervistën për SRF tregon se, si vajzë 18 vjeçe, në Itali, ka punuar si dado fëmijësh dhe kujdestare të moshuarish, për të përballuar jetesën Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është intervistuar nga radioja zvicerane e transmetuesit publik SRF, në një emision për muzikën. Intervista është zhvilluar në Aix-en-Provence të Francës, ku ajo po performonte në festivalin e atjeshëm të muzikës oiperistike, shkruan albinfo.ch. Ermonela prezantohet si këngëtarja e personifilkuar sidomos me rolin e madh të Cio-Cio-San të operës së njohur të Pucinit “Madame Baterfly”, të cilin ajo e kaluajtur plot 185 herë! “Sa më e madhe…

Read More

Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh. Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyr Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e…

Read More

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë…

Read More

Një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Kabash të Vitisë, njësiti policore iu kanë përgjigjur menjëherë, ka njoftuar policia Bëhet e ditur se aty është takuar personi dyshuarr nga i cili edhe është sekuestruar një pistoletë me gas dhe tetë fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime. 

Read More

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Regjistrimin e Bizneseve, u regjistruan 285 biznese të reja, ku janë punësuar 569 punëtorë. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregon se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarëve ka shënuar rritje. “Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 285 biznese, ku janë punësuar 569 punëtorë, kurse në periudhën paraprake të vitit 2023 ishin të punësuar 507 sosh”, tha Enver Shabani. Më tej ai tregoi se sa i përket numrit të bizneseve, prijnë ato shërbyese që janê 143,…

Read More