Gjatë raportit të fundit 24-orësh, në vendin tonë janë regjistruar 13 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 219 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë duke vuajtur dënimin.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë në rrugë/Gjilani INFO/


