Edhe 70 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e Kosovës, ka njoftuar Policia e vendit.
Ndërkaq, prej tyre, 19 kanë qenë me lëndime trupore, kurse të tjerat janë karakterizuar vetëm me dëme materiale.
Së këndejmi, bëhet e ditur edhe shifra prej 1 mijë e 767 tiketave gjobitëse në trafik ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat ne trafik./Gjilani Info/


