- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026
Prokuroria Themelore në Gjilan, në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër trafikimit me njerëz në Kosovë 2022-2026, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me akterët të cilët merren me rastet kundër trafikimit me njerëz dhe veprat penale kundër integritetit seksual. Në këtë takim të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pjesëmarrësit u pritën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu, prokurorja koordinatore për veprat penale kundër trafikimit me njerëz znj. Leonora Kadriu dhe prokurorja koordinatore për veprat penale kundër integritetit seksual znj. Rabije Jakupi. Pjesëmarrës gjatë këtij takimi kanë qenë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Zyra…
Në dy muajt e fundit, kemi pasur të evidentuar mbi njëzet raste zjarresh fushore që kanë shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Duke parë këtë Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në përpjekje për të ruajtur sigurinë publike, pronat dhe për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet e mundshme nga zjarret, ju kujtojmë të gjithë qytetarëve rëndësinë e shmangies së ndezjes së zjarreve në zona të hapura, pyje dhe ambiente të tjera të ndjeshme. Po ashtu ju kujtojmë se ndaj kryerësve të këtyre rasteve do të ndërmerren masa ligjore në bazë të ligjeve në…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim profesoreshën Hazire Frangu e cila sapo është pensionuar. Gjatë këtij takimi ata falënderuan atë punën e saj shumë vjeçare. Me këtë rast kryetari Haliti e çmoj lartë punën e saj në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta duke theksuar, se puna e mësimdhënies është e shenjtë. Ai po ashtu, i ndau asaj një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim. Ndërkaq, profesoresha Frangu i falënderoj ata për pritjen dhe respektin ndaj saj. Një fjalë rasti…
Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, po vazhdon të shënoi rezultate të mira të punës dhe mbushjen e buxhetit nga të hyrat e lejeve të ndërtimit dhe lejet mjedisore. Ali Arifi, drejtor, tha se gjatë periudhës kohore, 1 –28 shkurt të këtij viti, në DUPMM janë pranuar për shqyrtim 73 lëndë. Sipas tij janë lëshuar 9 vendime për lejimin e ndërtimit, 4 vendime për kushte ndërtimore, 1 vendim për lejimin e rrënimit, 4 vendime për dhënien e lejes mjedisore komunale, 12 vendime për dhënien e çertifikatës së legalizimit dhe janë lëshuar vendime tjera me rëndësi. “Realizimi i…
Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 8 aktakuza ndaj 8 personave për vepra të kundërligjshme
Kjo Prokurori, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Pastaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Ndërkaq, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persoave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persoave për…
Nga Ahmet Selmani Njëra nga detyrat tona intelektuale, morale e kombëtare, pa dyshim është edhe përkujtimi dhe nderimi i figurave të rëndësishme që kanë lënë gjurmë të veçanta dhe që kanë bërë kthesë rrënjësore në historinë e kulturës sonë. Mbase e tillë është edhe figura e poetit, prozatorit, dramaturgut dhe publicistit të spikatur, Teki Dervishi (1943-2011). I lindur më 16 janar të vitit 1943 në Gjakovë, pikërisht në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur fati ynë sërish ishte vënë në pikëpyetje, ai kaloi një fëmijëri tepër tronditëse e dramatike, duke i përjetuar trysnitë dhe padrejtësitë e shumta që…
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 198 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 23 me lëndimr dhe 22 me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë arrestuar 29 persona e 21 janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Avokati gjilanas Arsim Vranovci, ka arritur përsëri një sukses të madh në fushën e tij, pasi ka bërë me dije se është emëruar nënkryetar për Evropën duke përfaqësuar Kosovës, në bordin e drejtorëve të Asociacionit të Avokatëve Evropianë. Vranovci, aktualisht është edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. Përndryshe, Vranovci ishte nderuar edhe me një çmim prestigjioz ndërkombëtar. Avokati ishte fitues global i çmimit, Global Award Winner.
Mbahet konsultimi publik për PNMIM (Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave), për rajonin e Gjilanit e Ferizajt
Takimin e udhëhoqi Hysen Jerliu, anëtar i grupit teknik për hartimin e PNMIM, për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, dhe të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit teknik Zotrim Kastrati e Sami Morina. Pjesëmarrësit u njoftuan në mënyrë të detajuar për këtë Plan, si dhe puna e madhe që është kryer brenda dy viteve. U tha se këtu bëjnë pjesë 12 komuna të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt, dhe se është bërë një punë mjaft e madhe duke i grumbullur të gjitha të dhënat e nevojshme në të gjitha komunat. Gjithashtu u falënderua e GIZ-i për ndihmën e ofruar…
Prezentohet projekti, “Ndërtimi dhe Zhvillimi i Qendrës së Kompostimit për Menaxhimin Qarkor të Mbeturinave” në Kamenicë
Projekti është prezentuar nga Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, ndërkaq qytetarët janë njoftuan gjerësisht për rëndësinë e këtij projekti. Para tyre është thënë se ky projeKT është bashkëfinancim mes Komunës së Kamenicës dhe CMSR-Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, themeluar nga Republika e Sllovenisë. Projekti kapë vlerën e 699 mijë e 741 eurosh, me 40% financuar nga Komuna, ndërsa 60% nga Republika e Sllovenisë. Për projektin u shprehën interesime të ndryshme nga qytetarët, kurse Republika e Sllovenisë dhe populli Slloven u falenderua për ndihmën që ka ofruar në realizimin e këtij projekti./GJILANI INFO/

