Author: admin

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Zeka, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit Ahmet Zeka. Në telegramin ngush ëllues, thuhet: “E nderuara familje Zeka Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, bashkëqytetarit tonë, kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, Ahmet Zeka . Ai, ishte burrë i fjalës dhe besës, dhe me shpirt, gjatë jetës së tij, u angazhua në vazhdimësi për të mirën e vendit. E tani, kur ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që…

Read More

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes KPF-së për shqyrtim. Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme, me fokus të veçantë interesin e qytetarëve të Vitisë. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme: 1. Propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit. 2. Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për zbatimin e…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot takim përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Entr-Aides”, të udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësinë e organizimit të një programi për vendosjen e 5 studentëve zviceranë dhe një profesori në familje të ndryshme vitiase dhe atë për një periudhë të shkurtër, me qëllim promovimin e shkëmbimit kulturor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për një aksion humanitar të përbashkët, që ka për qëllim të ndihmojë me pako ushqimore 300-500 familje në nevojë, që kryesisht përballen me vështirësi financiare në territorin…

Read More

Kombëtarja e Kosovës do t’i kompletojë sot përgatitjet për përballjen e nesërme me Islandën. Dardanët janë grumbulluar nga e hëna, ndërsa sot do ta zhvillojnë seancën e tretë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Franco Foda. Në seancën stërvitore të mbajtur dje, selektori e vuri theksin te aspekti taktik, duke punuar me ekipin në vendosjen në fushë dhe organizimin e lojës në fazën defanzive dhe ofanzive. Gjatë seancës, lojtarët kanë zhvilluar ushtrime specifike për përmirësimin e qarkullimit të topit dhe krijimin e hapësirave në sulm. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të…

Read More

Shkelzen Halimi Ambienti ynë letrar fatkeqësisht po përshkohet me lloj-lloj absurde të natyrave të ndryshme. Se kemi zhvendosje të vlerave, kjo më nuk paraqet asnjë risi. Ata që i përcjellin rrjedhat letrare, kanë vërejtur se si po vërshojnë “poetët” nga të gjitha anët. Në këtë vërshim më nuk ka asnjë mburojë, nuk respektohet asnjë kriter. Motoja e tyre është thjeshtë: shkruaj, shfrytëzo rrjetet sociale dhe brenda natës “faktorizohu”. Aq shumë abuzohet me letërsinë, sa që sikur po shndërrohet në një dukuri normale, pa të cilën nuk mund të jetohet. Është e habitshme, por aspak e çuditshme se si anonimëve brenda…

Read More

Aktakuzat e ngritura nga kjo Prukuri janë: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” dhe “Ndërtimi pa leje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi…

Read More

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë nisur praktikën e tyre tre-mujore në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Ky bashkëpunim i rëndësishëm është pjesë e zhvillimit të lëndëve praktike të moduleve administrativ, penal, civil dhe financiar, të cilat përbëjnë shtyllat kryesore të formimit akademik për studentët e drejtësisë. Ky program praktik është realizuar në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit, duke synuar rritjen e përvojës profesionale të studentëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e tregut të punës. Me rastin e fillimit të praktikës, studentët e…

Read More

Policia e Trafikut Rrugor, të martën e kësaj jave, ka gjobitur mbi 2 mijë e 200 ngasës automjetesh për shkelje të ligjit dhe dispozitave ligjore në trafikun rrugor. Ndërkaq, njoftohet se po të njejtën ditë janë regjistruar 64 aksidente trafiku, 20 me lëndime dhe 45 me dëme materiale. Autoritetet zyrtare policore, kompetente, bëjnë me dije edhe për arrestimin e 20 personave, paraburgosjen e 19 personave tjerë, si dhe një ndalim policor të një personi./GJILANI INFO/

Read More

Sipas asaj, që është raportuar në Polici, thuhet se para arrestimit kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një mashkulli e një femreje, ku i përmenduri dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike. Përveç arrrestimit nga i njëjti është sekuestruar një armë gjuetie dhe 50 fishekë. Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të Projektit nga Fondi i Kosovës për Efiçencën e Energjisë (FKEE), në objektet e ndryshme komunale, si QPS dhe shkollat, po zhvillohen punime të ndryshme. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe zyrtari komunal Xhelal Musa, vizituan nga afër punimet në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Viti, si dhe në shkollat e Sadovinës të Jerlive dhe Buzovik. Sipas zyrtarit komunal, Xhelal Musa, investimet po realizohen në kuadër të projektit për Efiçencën e Energjisë. Ai shpjegoi se, në Sadovinë të Jerlive, ky projekt…

Read More