Projekti është prezentuar nga Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, ndërkaq qytetarët janë njoftuan gjerësisht për rëndësinë e këtij projekti.
Para tyre është thënë se ky projeKT është bashkëfinancim mes Komunës së Kamenicës dhe CMSR-Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, themeluar nga Republika e Sllovenisë.
Projekti kapë vlerën e 699 mijë e 741 eurosh, me 40% financuar nga Komuna, ndërsa 60% nga Republika e Sllovenisë.
Për projektin u shprehën interesime të ndryshme nga qytetarët, kurse Republika e Sllovenisë dhe populli Slloven u falenderua për ndihmën që ka ofruar në realizimin e këtij projekti./GJILANI INFO/



