Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës “CNVP” dhe konsulentë austriakë nga Agrar Plus, të cilët kanë paraqitur detaje mbi mundësitë e investimeve në fushën e ngrohjes me biomasë, duke prezantuar planin e fizibilitetit që parashihet në faza të ndryshme. Kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe Egzon Tahirukaj nga CNVP, së bashku me ekspertët austriakë, diskutuan mbi mënyrat e përdorimit të biomasës si burim të qëndrueshëm energjie për ngrohje, duke theksuar përfitimet mjedisore dhe ekonomike që do të sjellin për Vitinë. Në këtë prezantim, përfaqësuesit e CNVP-së dhe AgrarPlus theksuan rëndësinë…

Read More

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, tashmë dokumentet e gjendjes civile mund t’i marrin edhe në E-kioskun afër çerdhes “Integj”. Me këtë vazhdojnë të përmirësohen e modernizohen shërbimet e administratës. Pas funksionalizimit të E-kioskut afër objektit të administratës në Gjilan, tash është në punë edhe E-kisoku afër çerdhes “Integj” në lagjen “Kamnik”. Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se është funksionalizuar E-kiosku pranë çerdhes “Integj” në Gjilan. Ajo njofton qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t’i marrin edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion. “Kujdesin për…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, më mbledhjen III për këtë vit, ka rekomanduar për seancën e Kuvendit raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal 2024. Në takimin e të martës, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve, raportin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, raportin e komisionit për cilësinë e ajit, informatën për manifestimin “Flaka e Janarit 2025” e diskutimin për kontratat në vepër në Komunën e Gjilanit. Komiteti për Poliktikë dhe Financa në Gjilan ka rekomanduar,…

Read More

E, aktakuzat per veprat penale janë, me sa vijon: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Një (1) aktakuzë kundër një…

Read More

Të gjithë e duam një mjedis të pastër! Por mbeturinat e hedhura nga dritarja e veturës ndotin natyrën, rrugët dhe komunitetin tonë. Zgjidhja? Shumë e thjeshtë: Mbaji mbeturinat në veturë dhe hidhini në koshin më të afërt. Një veprim i vogël për një ndryshim të madh! Rrugë dhe qytete më të pastra Mjedis më i shëndetshëm për të gjithë Më shumë kujdes për natyrën dhe komunitetin tonë Ne, Eco Higjiena, kujdesemi për pastërtinë në Gjilan, Viti dhe Kamenicë – por pastërtia fillon nga secili prej nesh! Bashkë për një mjedis më të pastër! Eco Higjiena – Kujdesemi për qytetin…

Read More

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, dje, pasdite në Gjila, të moshës së mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. “Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njofton Policia. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Është gjetur pa shenja jete një person ne Viti, në oborrin e tij, rast ky që është raportuar në  Polici. Në vendin e ngjarjës kanë dale njësitet policore si dhe emergjenca, me çrast edhe është konstatuar vdekja e këtij personi, njoftoi sot Policia. Ndërkaq, lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Sipas sajë, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Gjilanit pret në takim zv. komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, flasin për sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel. Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe për rritjen e bashkëpunimit. I pari i Gjilanit, tregoi se ka prit në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, si…

Read More

Ka nisur renovimi i tërësishëm kompleksit të banesave sociale në Gjilan. Aty po bëhet izolimi i plotë i kulmit, fasada e jashtme e gjithë objektit, ku dhe janë ndërruar edhe dritaret. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alaban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen aty. Ai tha se me përkrahjen e Fondit Kosovar të Eficiencës së Energjisë, ka filluar renovimi i plotë i kompleksit të banesave sociale në qytet. “Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe do të ndihmojë në kursimin e energjisë për çdo familje”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/

Read More