- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka mbajtur një sesion informues për programin “Grante” në Kamenicë, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në fshatin Roganë. Gjatë këtyre sesioneve, ka marrë pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, si dhe zyrtarë nga kjo drejtori. Në këto takime, u prezantua udhëzuesi për aplikimin në skemen e granteve, i cili synon mbështetje për zhvillimin e bizneseve dhe përmirësimin e mundësive ekonomike. Në sesionet informuese morën pjesë qytetarë, pronarë të bizneseve dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit, të cilët patën mundësinë të informohen dhe të shprehin interesin e tyre për…
Ka kaluar mbi një dekadë që kur disa rrugë në lagjen Dardania të Gjilanit, nuk janë asfaltuar. Më në fund, pas më shumë se 15 vjetësh pritje sipas banorëve, ka nisur asfaltimi i këtyre tre rrugëve. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë për vizitë në këtë pjesë për të parë punimet që po realizohen në asfaltimin e disa rrugëve. “Në lagjen “Dardania”, në Gavranin e Gjilanit po ritransformohet kjo pjesë duke u punuar në tri rrugë që do të ua lehtësojnë jetën banorëve të kësaj ane”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se përveç…
Din Mehmeti Kam bredhur rrafshit të Dukagjinit me tupan të plasur pas shpinde, prej dasmës në dasëm prej lindjes në lindje duke ngritur zërin e kullave mbi re të nxira, unë tupanxhiu i djegur. Hej, krismë është emri im, krismë është jeta dhe vdekja ime! 2 Mos t’ju vijë çudi që në shumë vende më ka plasur balli si gjollës së rjepur në verë pritjeve të ditëve të mëdha përcjelljeve të kohërave të vdekura. Mos t’ju vijë çudi që agimet e mjegulluara e njohin veten në sytë mi, plot ëndrra të idhta të kësaj toke: I Më kujtohet një kohë…
Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës. Së fundmi është kthyer në një nga problemet shëndetësore kryesore të shqiptarëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org dhe kontaktet me mjekët e specializuar në qendrat e kujdesit shëndetësor të vendit. Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial. Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe…
Me një fitore dramatike 31:30 ndaj Ukrainës, Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në hendboll. Goli vendimtar u shënua në minutat e fundit nga Egzon Gjuka, ndërsa kapiteni Valon Dedaj vulosi suksesin e ekipit kosovar. Ndeshja, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit 6 të kualifikimeve për “Euro 2026”, u zhvillua të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku atmosfera ishte e zjarrtë falë mbështetjes së madhe të tifozëve. Kosova e përfundoi pjesën e parë në epërsi 16:12 dhe ruajti avantazhin për pjesën më të…
Faik Konica në 150 vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!
Nga Frank Shkreli “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat” ‘I dërguar i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë’…është një titull i padëmshëm por nuk përputhet me realitetin. Në ditët tona, të dërguarit nuk gëzojnë fuqi të plota, ata duhet të kërkojnë udhëzime për çdo rast, shkurt, ata nuk janë fuqiplotë; megjithse ndonjëherë, duke qenë njerëz, qëllon të jenë të jashtzakonshëm.’ (Marrë nga libri,“Faik Konica-Jeta në Washington”, të autorit, Ilir Ikonomi.’ Faik Konica ishte vërtetë i jashtzakonshëm, jo vetëm si diplomat, por edhe si figurë politike, publicist e kritik, ndër të tjera – i cili ka pasur dhe vazhdon të…
Libri është një pasqyrë: po doli para ndonjë gomar, mos prit që aty të shfaqet ndonjë apostull – G. Lichtenberg Mund të lexohet mirë vetëm ajo çka lexohet për ndofarë qëllimi vetjak. Ndoshta për të fituar njëfarë pushteti. Nuk bëhet nga urrejtja për autorin – Paul Valéry Nga: W. H. Auden Përktheu nga origjinali: Elvana Zaimi Interesat e një shkrimtari dhe interesat e lexuesve të tij nuk përkojnë kurrë dhe nëse, në ndonjë rast, ndodh të puqen, ky është një aksident fatlum. Në lidhje me një shkrimtar, shumë lexues i besojnë Standardit të Dyfishtë: ata mund ta tradhtojnë sa herë të duan,…
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. 2 mijë e 506 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale. Po ashtu policia ka arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.
Njësia e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore nga Rajoni i Gjilanit për një javë kanë shqiptuar 1 mijë 935 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për të parandaluar aksidentet në trafik, ka apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, kujdesin ndaj këmbësorëve, këmbësorëve që të përdorin vijat e bardha për kalimin e rrugës, dhe për mos e neglizhuar sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore të kësaj Drejtorie, gjatë periudhës kohore 07.03.2025 – 13.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë (1935) gjoba. Gjatë…
Policia në Gjilan është duke e hetuar një rast të cilin e ka cilësuar si vjedhje e rëndë, rast ky që ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së djeshme. Sipas asaj që është raportuar në Polici se persona të dyshuar, e të panjohur kanë dëpërtuar m[e forcë në një shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një armë zjarri të cilën pronari i kësaj shtëpie e kishte me leje./GJILANI INFO/

