Avokati gjilanas Arsim Vranovci, ka arritur përsëri një sukses të madh në fushën e tij, pasi ka bërë me dije se është emëruar nënkryetar për Evropën duke përfaqësuar Kosovës, në bordin e drejtorëve të Asociacionit të Avokatëve Evropianë.
Vranovci, aktualisht është edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.
Përndryshe, Vranovci ishte nderuar edhe me një çmim prestigjioz ndërkombëtar. Avokati ishte fitues global i çmimit, Global Award Winner.


