Policia ka njoftuar për një rast të dyshuar të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorimit të armës.
Sipas raportimit policor, një grua kosovare ka deklaruar se, derisa ndodhej te familja e saj, ka pasur një problem me një person të dyshuar.
Sipas deklarimit të saj, personi i dyshuar është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, personi i dyshuar është në kërkim nga Policia.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/


