- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Në Viti janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të gjata, 110 fishekë dhe një karikator i zbrazët, bëri me dije sot Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Një rast për falsifikim parash në Gjilan, me vendim të prokurorit ka shkuar në procedure të rregullt, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore. Sipas këtij burimi thuhet se në polici është raportuar se nga një person janë deponuar para të falsifikuara. “Paratë janë sekuestruar, ndërsa pas intervistimit të personit shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, konfirmohet nga Policia./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për për këto vepra penale janë: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja“ dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Ndërtimi pa leje“ dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave“./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, është një projekt me vlerë të madhe për qytetin
Punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po vazhdojnë. E për të parë ecurinë e tyre për vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Ai tha se në Stacionin e Autobusëve panë nga afër punimet intensive që po bëhen për realizimin e projektit që pritet të përfundojë brenda disa muajsh. I pari i Gjilanit tregoi se është realizuar betonimi i pllakës dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdohet me punime të tjera, duke e çuar përpara procesin e ndërtimit. “Ky është një projekt me vlerë të madhe për qytetin, pasi do të sjellë ndryshime të…
Sarë Gjergji Sa herë malli më merr trupit i nxjerr një brinjë e sërish të ribëj: madhështore si qiejt. Skundillin tënd të prek, ti në bregore buzësh më mbëlton, unë kah zemra jote lëshoj rrënjë, në pyllin tënd zjarr. Atëherë, ujërat shpërthejnë në tokën e shpirtit tonë e gjithçka digjet rreth e përqark, Evë.
Nga: Ilir Cenollari 1. Poezia është një nga mjeshtëritë më të vjetra që ka krijuar njeriu dhe njerëzimi. Ajo ka lindur si dehje mistike, si frymë hyjnore, si muzikë e shpirtit dhe fjalës së lëmuar. Profetët e orakujve të lashtë kanë qenë dhe poetët e parë; nëpërmjet fatthënave profetike u farkëtua dhe vargu poetik, rima dhe muzikaliteti artistik. Profetët qenë mjeshtër të poezisë, oratorisë, vargut metrik, rimës dhe rrjedhshmërisë. Tradita e poezisë buron nga shenjtorja me famë botërore e Dodonës; profetët e orakujve dhe tempujve të shenjtë shquheshin në artin e poezisë dhe gojëtarisë. Njihen përkufizime të shumta për…
Kryetari Hyseni: Po i shtojmë fondit të pronave komunale qindra mijëra metra katrorë me vlerë milionëshe
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, janë miratuar dy vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Gjilanit. I pari është vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të realizimit të projektit “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe Infrastrukturë rrugore” në Gjilan. Po ashtu është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për nevoja të realizimit të projekteve “Varrezat e Fshatit” dhe “Fusha Sportive në Dobërçan”. Me miratimin e këtij vendimi konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për realizimin e…
Policia e vendit, gjithandej Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka gjobitur 2 mijë e 614 drejtues automjetesh për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik si dhe ka konfirmuar shifren prej 51 aksidentesh. Sipas policisë, njoftohet se 19 prej aksidenteve kanë qenë me lëndime dhe 32 tjerat me dëme materiale. Ndëkaq për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, 13 janë paraburgosur si dhe një person ështe dërguar pëe vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur pesë aktakuza për vjedhje pylli, rrezikim trafikut dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Nga kjo Prokuri jane parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në…
Sipërmarrësit e rinj gjilanas, të cilët kanë përfituar grante nga komuna për të dytën herë, janë vizituar nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për të pare nga afër me punën që bëjnë. Komuna e Gjilanit, për herë të parë në historinë e saj ka ndarë grante për bizneset lokale në vitin 2023, derisa ka vazhduar me ndarjen e granteve edhe në vitin 2024, për të vazhduar edhe sivjet. Kryetari, Alban Hyseni, tha se rinia jonë po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes, andaj, ne si komunë jemi pranë tyre duke iu ndihmuar që këtë…

