Author: admin

Komuna e Vitisë mirëpriti organizimin e debatit mbi politika “Fuqia në partneritet Dialogu në Veprim”, i organizuar nga National Democratic Institute me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Gruas 2026”. Në fjalën hyrëse, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizimit të rolit të grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. Ndërkaq, Nancy Soderberg vlerësoi përkushtimin e Komunës së Vitisë në avancimin e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe institucionale, duke theksuar se partneriteti ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mbetet çelës për ndërtimin e politikave…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadoren e NDI-së, Nancy Soderberg, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Gruas 2026”, e cila këtë vit po fillon nga Komuna e Vitisë. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti i uroi mirëseardhje ambasadores Soderberg dhe përfaqësuesve të National Democratic Institute, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin e vazhdueshëm të partnerëve amerikanë në mbështetje të proceseve demokratike, zhvillimit institucional dhe avancimit të demokracisë në Republikën e Kosovës. Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe institucione, thellimi…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar propozim-vendimin për lejiimin e rritjes së buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave vetanake të planifikuara nga vitet paraprake në vitin 2026, propozim vendimin për lejimin e bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara nga vitet paraprake për vitin 2026, sikurse edhe që ka diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati. Kuvendarët, po ashtu, kanë miratuar edhe propozim vendimin për subvencionimin e personave me nevoja të veçanta,  të cilin…

Read More

Sipas raportit të fundit, gjatë periudhës raportuese nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Policia ka evidentuar: 20 aksidente trafiku me të lënduar, 17 aksidente me dëme materiale, si dhe ka shqiptuar 1,940 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion. Ndërkohë, janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 1 person ndodhet në vuajtje të dënimit. Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë publike./Gjilani INFO/

Read More

Sot pritet mot i kthjellët me diell gjatë ditës, vende vende edhe me vranësira të pakta. Në disa zona malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të lehta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7 dhe 9 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.

Read More

Në shenjë respekti dhe përuljeje për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit, është zhvilluar një ecje përkujtimore dhe historike në bjeshkët madhështore të Koshares vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Ecjes i’u bashkua edhe kryetari I Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me Klubin Alpin Gjilani me anëtarët dhe dashamirët e bjeshkatarisë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përmes ecjes në gjurmët e historisë sonë në Koshare, nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe kujtuam heroizmin e Agim Ramadanit – Katana. “Bashkë me qytetarë e bjeshkatarë nga Gjilani,…

Read More

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 17 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 31 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Policia ka shqiptuar gjithsej 1887 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është raportuar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Moti sot në Kosovë parashihet të jet i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu, njofton IHMK-ja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bartësen e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti, Vjosa Osmani, kanë vazhduar aktivitetet politike në Gjilan, në kuadër të platformës “Hajde Folim”. Ata janë takuar dhe kanë bashkëbiseduar me qytetarët gjilanas për çështjet dhe sfidat me të cilat po përballet vendi. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili tha se Gjilani dhe Anamorava i kanë pritur ngrohtësisht Osmanin dhe Abdixhikun. Sipas Hazirit, takimi u karakterizua nga diskutime të hapura me qytetarët, të cilët shprehën shqetësimet, kërkesat dhe…

Read More

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, shënuan diplomimin e tyre në praninë e familjarëve, profesorëve dhe përfaqësuesve institucionalë. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, i uroi maturantët për suksesin dhe i inkurajoi të besojnë në ëndrrat e tyre, duke theksuar se rinia është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen. Gjatë ceremonisë u ndanë edhe bursa, trajnime profesionale dhe shpërblime për maturantët, ndërsa ceremonia u përmbyll me hedhjen simbolike të kapelave në ajër./Gjilani INFO/

Read More