Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq e cila gjatë një interviste ka thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën.
Për këtë, Kamberi ka thënë se në cilësinë e deputetit do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj./Gjilani INFO/


