Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2008 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 23 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë ndaluar nga policia, ndërsa nuk ka pasur persona në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


