- Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
- U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
- Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
- Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
- Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
- Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
- Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
- Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Author: admin
27 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës – kujtesë për një nga plagët më të mëdha të luftës
Sot shënohen 27 vite nga një prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë së Kosovës – dëbimi masiv i shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999. Në atë periudhë, rreth një milion qytetarë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat serbe, duke kërkuar strehim në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Përveç largimit jashtë vendit, mijëra persona u strehuan edhe në zonat malore brenda Kosovës, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët përjetuan kushte të rënda dhe sakrifica të mëdha.…
Kanë nisur kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë të Komunës së Gjilanit. Fillimin e këtij procesi e kanë parë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me zv. drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ud. Dr. Merrushe Ajeti dhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi. “Kemi filluar kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë”, tha drejtoresha për Shëndetësi. Sipas saj, këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së…
Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u organizua tryezë e përbashkët me të gjitha Universitetet vendore me temën “E ardhmja e statusit të Programit Erasmus+ në Kosovë” Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në kuadër të Erasmus+, me theks të veçantë në zbatimin e International Credit Mobility (ICM), rolin e Zyrave për Bashkëpunim Ndërkombëtar, si dhe sfidat dhe mundësitë për të ardhmen, përfshirë procesin e kalimit të Kosovës nga vend partner në Program Country me të drejta të plota. Në këtë aktivitet, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantuan hapat dhe zhvillimet institucionale drejt këtij objektivi strategjik, ndërsa…
Sot, në prezencë të profesionistëve të Shëndetësisë së nivelit primar dhe sekondar, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, menaxhmentit të QKMF-së, dhe Familjes Ramadani, është pensionuar Dr. Jashar Ramadani. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Zhegër, gjimnazin drejtimi “Matematikor“ në Gjilan. Mbaroi fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Beogradit, më pas në po të njëjtin Universitet, vijoi specializimin në Pediatri dhe magjistraturën, për të vazhduar pas luftës të punojë në repartin e Neonatologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Specializimin e Mjekësisë Familjare e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë një karriere të gjatë dhe me…
Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore. Sipas statistikave, është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 13 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, 51 raste kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, duke reflektuar një intensitet të shtuar të incidenteve në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe, policia ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 2411 gjoba trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore. Në aspektin e rendit dhe ligjit: – 17 persona janë arrestuar – 8 janë ndaluar në mbajtje dhe – 1 person është duke vuajtur…
Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, lidhur me disa raste të vjedhjes së kabllove elektrike. Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nëpër vende të ndryshme punishtesh, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth pesë mijë euro. Pas identifikimit dhe arrestimit, i njëjti është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit 2026 në fshatin Livoq, në Gjilan. Sipas informacioneve zyrtare, në aksident janë përfshirë dy motoçikleta që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
Edhe pse është folur dhe flitet shkarazi për sakrificën dhe rezistencën e mësimdhënësve në vitet e 9O-ta, jo rrallëherë është trajtuar me seriozitet padrejtësia që po u bëhet sot atyre që e mbajtën gjallë arsimin në atë periudhë kohore. Mësimdhënësit e sistemit paralel nuk janë thjesht një kapitull historie – ata janë një kategori e gjallë që po përballet me neglizhencë të hapur institucionale. Gjatë viteve të represionit, këta mësimdhënës punuan pa kushte elementare, pa paga të sigurta dhe nën rrezik të vazhdueshëm. Ata nuk kishin luksin e zgjedhjes – kishin vetëm përgjegjësinë për të mos lejuar shuarjen e…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar drejtorin e shkollës në Sllatinë të Epërme për iniciativën dhe angazhimin në aksionin për rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës. Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me komunitetin, duke theksuar se ky është një shembull i mirë i mobilizimit qytetar për përmirësimin e hapësirave publike. Haliti bëri të diltur se Komuna e Vitisë do të jetë në përkrahje të plotë të këtij aksioni, duke ofruar kapacitetet e saj për të ndihmuar në realizimin e tij./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Halil Musliu, dhe drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim infermieren Magbule Islami, me rastin e pensionimit të saj pas 38 vitesh pune në shërbim të qytetarëve. Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë, ku ajo ka shërbyer me përkushtim ndaj pacientëve dhe profesionit të saj, duke lënë gjurmë të rëndësishme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Kryetari Haliti e falënderoj znj. Islami për angazhimin e saj ndër vite, duke theksuar se…

