Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 15 korrik 2026, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër persona për 48 orë dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave.
Sipas njoftimit, dy persona janë ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Sulmi”, ndërsa dy të tjerë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
Një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ndërsa aktakuza tjetër për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”./Gjilani INFO/


