Author: admin

Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në ambiente të hapura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, duke e bërë ditën mjaft të nxehtë. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë sa…

Read More

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së saj gjatë regjimit jugosllav, të ruajtura nga djali i saj, Sabri Abdullahu, dëshmojnë për një jetë të mbushur me përndjekje, arrestime dhe burgosje, por edhe me qëndresë e dinjitet. Nënë Zela u lind në Zhegër të Gjilanit në vitin 1928. U martua me Hasip Abdullahun në Shurdhan të Karadakut dhe së bashku krijuan një familje me pesë djem dhe tri vajza. Fëmijët e tyre e filluan dhe e përfunduan shkollimin fillor me sukses të shkëlqyeshëm. Mirëpo, pas demonstratave të vitit 1968, familja Abdullahu u bë…

Read More

Në Komunën e Vitisë është mbajtur debati publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, dokument që përcakton orientimet financiare dhe prioritetet zhvillimore të komunës për tre vitet e ardhshme. Takimi, i organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal, mblodhi përfaqësues të institucioneve, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, të cilët patën mundësi të japin vërejtje dhe propozime lidhur me planifikimin buxhetor. Debatin e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është një dokument kyç për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit lokal dhe për planifikimin e investimeve në interes të…

Read More

Kosova do të mbizotërohet sot nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas parashikimit, gjatë ditës pritet të mbajnë kushte të qëndrueshme atmosferike, duke krijuar mot të përshtatshëm për aktivitete në ambiente të hapura. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius. Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku është biseduar lidhur me koordinimin për realizimin e projekteve të radhës për Gjilanin. “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me nivelin qendror dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Qeveria Kurti, diskutuam për investimet e reja që po fuqizojnë kujdesin parësor shëndetësor në komunën tonë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se fokusi mbetet modernizimi i infrastrukturës shëndetësore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve për çdo qytetar. “Me mbështetjen e qeverisë, po jetësojmë projekte konkrete që sjellin kushte më të mira për pacientët dhe stafin…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 19–25 qershor 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,659 gjoba trafiku, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 13 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar: 48 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë; 30 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit; 8 gjoba për automjete me modifikime të palejuara (folije të errëta) si dhe kanë shqiptuar 24 masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, ka miratuar të premten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, korrigjimin e një gabimi tenik për bartejn e mjeteve financiare nga viti paraprak, propozim vendimin për dhënien në menaxhim të objekteve të ndërtuara në të ashtuquajturin “Fshati Lumtur” në lagjen Zabeli i Sahitagës dhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të IEAA-ve. Seanca është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar pasi grupi i këshilltarëve të PDK-së, në formë proteste, ka penguar procesin e mbarëvajtjes së punimeve të Kuvendit, nën arsyetimin se nuk mund të vazhdojë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e gjashtë të samitit “The Youth Summit on Peace & Sustainable Future 2026”, i cili do të mbahet në Viti nga 25 deri më 29 gusht të vitit të ardhshëm. Në takim morën pjesë dr. Andrise Bass nga Instituti për Hulumtim në Politika Publike dhe Diplomaci (IPPDR Centro) me seli në Nju Jork, dr. Arsène Romaric, themelues i Fondacionit Ndërkombëtar të Diasporës Latino-Afrikane, ekspertja për Zhvillim të Qëndrueshëm pranë OKB-së, Mahaha Vladimire, si dhe dr. Dylbere…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të veçantë mësimdhënësit e pensionuar Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu, me rastin e përfundimit të karrierës së tyre profesionale në arsim. Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve, kryetari Haliti u ndau atyre mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në misionin fisnik të mësuesit. Me këtë rast, ai theksoi se puna e mësimdhënësve mbetet themel i zhvillimit të shoqërisë dhe i formimit të brezave të rinj, duke vlerësuar lart profesionalizmin dhe përvojën shumëvjeçare…

Read More

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku është raportuar një aksident trafiku me pasojë fatalitetin dhe 30 aksidente të tjera me persona të lënduar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithashtu 35 aksidente trafiku që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në trafik, policia ka shqiptuar 2,100 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, tetë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. Një person është raportuar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është shënuar…

Read More