(KKSB) i Komunës së Kamenicës mbajti mbledhjen e katërt të radhës, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në Hodonoc, Rogaçicë dhe Karaçevë të Poshtme. Në mbledhje morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe anëtarët e tjerë të KKSB-së.
Kryetari Rahimaj hapi mbledhjen dhe paraqiti tri pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
2. Gjendja e sigurisë në Hodonoc, Rogaçicë dhe Karaçevë të Poshtme
3. Të ndryshme Anëtarët e pranishëm miratuan njëzëri rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së kaluar.
Gjatë diskutimit për pikën e dytë, komandanti Shkodra tha se gjendja e sigurisë në këto vendbanime mbetet e ndjeshme, ndërsa numri i veprave penale ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar.
Në diskutim morën fjalën edhe kryetarët e këshillave lokalë, Sinan Morina nga Hodonoci, Bujar Fera nga Karaçeva e Poshtme dhe Sylë Kallaba nga Rogana. Ata ngritën shqetësime për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, kontrabandën dhe rastet kur pronarët i nxjerrin qentë për shëtitje pa mbikëqyrjen e duhur.
Në pikën “Të ndryshme” nuk u ngritën çështje të tjera për diskutim. Në përmbyllje të mbledhjes u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e sigurisë dhe të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Kamenicës./Gjilani INFO/


