Author: admin

Sot në vendin tonë pritet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, i shoqëruar edje me intervale vranësirash të lehta. Temperaturat do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit. Ato minimale pritet të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë nga 15 deri në 18°C. Era do të fryjë herë pas here me intensitet mesatar, kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi që mund të arrijë deri në rreth 39 km/h./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor më 12.05.2026, në sallën e Bibliotekës së qytetit, organizoi punëtorinë e radhës në kuadër të procesit për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK), gjatë së cilës u rishikuan kushtet zhvillimore për të gjitha zonat e përcaktuara. Në këtë punëtori morën pjesë shumica e anëtarëve të Ekipit Komunal të Planifikimit (EKP) dhe Ekipit Këshillues të Komunitetit (EKK). Diskutimet u fokusuan në mundësinë e përshtatjes më të mirë të kushteve zhvillimore me karakteristikat dhe nevojat socio-ekonomike të komunës. Po ashtu, u theksua nevoja për koordinim më efektiv ndërmjet Komunës, veçanërisht Drejtorisë së Investimeve Kapitale, dhe ndërmarrjeve…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Kolegji AAB kanë nënshkruar aneks-marrëveshjen për organizimin e përbashkët të Shkollës Verore në kuadër të projektit Erasmus+  KO-in-EU 2026, që do të mbahet në Kolegjin AAB në periudhën 1–12 qershor 2026. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i AAB-së Dr. Sc. Blerim Olluri, synon fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional për studentët, me fokus të veçantë në proceset e integrimit evropian, qeverisjen dhe transformimin institucional në Kosovë. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan…

Read More

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, bashkë me zyrtarë të tjerë nga Komuna e Gjilanit, në kuadër të delegacionit zyrtar, realizuan një vizitë në Sioux City, Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi takime dhe vizita në institucione të rëndësishme kulturore dhe rinore të qytetit, përfshirë Qendrën e Artit në Sioux City, Muzeun Publik të Sioux City-t, si dhe Qendrën e të Rinjve. “Në këto takime u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit kulturor dhe rinor ndërmjet dy qyteteve, me fokus të veçantë në promovimin e artistëve, shkëmbimet artistike dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes…

Read More

Sipas të dhënave të fundit nga raporti policor bëhet e ditur se janë shënuar 65 aksidente trafiku, prej tyre 22 nga rastet me ltëndime trupore dhe 43 aksidetet tjerat me dëme materiale. Nga ana tjettër, njoftohet se janë shqiptuar 2 mijë e 415 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik rrugor, janë arrestuar 35 persona si dhe 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Një person është arrestuar në Viti nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2026 rreth orës 23:30, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar 0.34 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet kompetente, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Gjilani INFO/

Read More

Drejtori për Arsim në Gjilan, Jeton Rexhepi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitoi Akademinë e Karrierës në Sioux City (Career Academy) në shtetin e Iowas, një institucion i njohur për qasjen moderne në arsimin profesional dhe teknik. “Gjatë kësaj vizite, pata mundësinë të njihem nga afër me organizimin e akademisë, programet profesionale dhe mënyrën e integrimit të nxënësve në tregun e punës përmes praktikës profesionale dhe bashkëpunimit të ngushtë me bizneset locale”, tha Rexhepi. Sipas tij në kuadër të kësaj akademie funksionojnë shumë drejtime profesionale, të cilat u ofrojnë nxënësve mundësi konkrete për…

Read More

Në kuadër të vizitës në shtetin e Iowa-s në ShBA, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, zhvilloi një takim shumë të veçantë me Marty Hogan, major i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Steve Warnstadt, gjeneral Brigade i Ushtrisë Amerikane. Sipas tij, të dy kanë shërbyer për disa vjet në Kosovë dhe njohin nga afër historinë, sfidat dhe rrugëtimin e popullit tonë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë aleat i përhershëm i Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë dhe duke vazhduar të mbështesin fuqishëm konsolidimin dhe zhvillimin e…

Read More

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm me diell dhe vranësirave të dendura, e vende vende edhe me reshje shiu. Që në orët e para të ditës, një front i ftohtë atmosferik do të depërtojë në Kosovë, duke sjellë reshje të herëpashershme shiu dhe erë më të fuqishme në disa zona. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit. Minimalet do të sillen nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 15 deri në 18 gradë Celsius./Gjilani INFO/

Read More

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ po merr pjesë në edicionin e 10-të të aktivitetit ndërkombëtar “Staff Week”, i cili po mbahet në Universiteti “Angel Kanchev”, ku po prezantohen universitete nga 23 vende të ndryshme të botës. Në këtë ngjarje, UKZ u përfaqësua nga U.D. Udhëheqësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, i cili prezantoi të arriturat, sfidat dhe objektivat e ardhshme të universitetit. Gjatë prezantimit, theks i veçantë iu kushtua lehtësimit të proceseve për studentët, avancimit të shërbimeve për stafin akademik dhe administrativ, si dhe zhvillimeve të vazhdueshme institucionale. Po ashtu, u prezantuan edhe bashkëpunimet e deritanishme të universitetit…

Read More