- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Sot bëhen nëntë vjet prej kur gazetari Ganimet Klaiqi u nda nga jeta, duke lënë pas një zbrazëti të madhe në gazetarinë dhe publicistikën kosovare. Ai nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen, por deri në fund mbeti njeri i shpresës, optimizmit dhe fjalës së mirë. Ganimeti do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, stilin origjinal të të shkruarit dhe mbi të gjitha për anën e tij njerëzore. Për vite të tëra kontribuoi në “Koha Ditore”, ndërsa më pas edhe në UBT, si profesor i gazetarisë, duke ndarë përvojën dhe pasionin e tij me brezat e rinj. Edhe pas nëntë vitesh,…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë datës 14 maj 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në dy raste të ndara penale. Njëri nga të dyshuarit po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës, ndërsa personi tjetër dyshohet për veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i Kodit Penal të Kosovës. Po ashtu, Prokuroria ka njoftuar se gjatë së enjtes janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit: Dy aktakuza janë ngritur kundër dy personave…
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 23 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 546 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 34 persona, prej të cilëve 21 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 08 maj – 14 maj 2026 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 549 gjoba trafiku në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 10 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 14 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, njësitet e trafikut kanë shqiptuar: 11 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 24 gjoba për modifikim të automjeteve me folje të errëta, si dhe janë shqiptuar masa ndalimi…
Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
Miratimi i vendimit përfundimtar nga Qeveria e Kosovës, për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit, Llot 1 dhe Llot 2, zonat kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan, Komuna e Gjilanit, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndihet tejet i lumtur që më në fund po marrin fund problemet pronësore që datojnë që nga vitet e paraluftës në qarkoren e vjetër të qytetit. Ai tregoi se në mbledhjen e…
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti ditor, ku evidentohet një numër i konsiderueshëm aksidentesh dhe tiketash trafiku të shqiptuara në tërë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 21 aksidente me persona të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale. Po ashtu, policia ka shqiptuar gjithsej 2444 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion. Në raport bëhet e ditur se janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person ndodhet në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë person…
Drejtori i Administratës, Elbasan Shabani, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ku kanë biseduar për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ai tregoi se së bashku me ish kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Kushtrim Kadriun, zhvilluam një takim pune me ministrin Krasniqi. “Angazhimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për avancimin e shërbimeve dhe realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve”, tha drejtori Elbasan Shabani./Gjilani INFO/
Dy persona janë ndaluar nga policia në Kamenicë, pasi gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 maj 2026 rreth orës 17:30 në fshatin Rogoqicë, ku gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë shqiptarë është gjetur rreth 4.70 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me transportin e druve nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Sipas raportit policor, rasti është evidentuar më 13 maj 2026 në fshatin Shahiq, ku gjatë patrullimit policia ka ndaluar një kamion të drejtuar nga një mashkull kosovar, i ngarkuar me dru. Gjatë verifikimit të dokumentacionit përcjellës, dyshohet se një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe ka lëshuar fletë-përcjelljen. Me vendim të prokurorit, drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në…
Dy persona janë arrestuar në Viti pasi gjatë kontrollit policor tek ta është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 13 maj 2026 rreth orës 19:35, në rrugën “Sherif Frangu”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë shqiptarë. Gjatë kontrollit në trup, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5.99 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe një grinder.Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./Gjilani INFO/

