- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit (2024), raporti financiar (2024) dhe raporti financiar janar-mars (2025)
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të martës, ka shtyrë për mbledhjen e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin financiar për vitin 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi shefat e grupeve të partive opozitare nuk pranuan të diskutonin për këto pika në mungesë të kryetarit të Komunës në sallë. Fillimisht, kreu i Komunës, Alban Hyseni, kërkoi që të futet në rend dite bartja e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro, kërkesë kjo që nuk mori shumicën e votave. “Bartja e këtyre mjeteve paraqet nevojat reale të…
U mbajt mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Vitisë, me theks të veçantë në pasqyrat financiare janar–mars 2025
Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt, ku fillimisht këshilltarët komunal parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime për çështje të ndryshme në interes të qytetarëve vitias. Këtyre pyetjeve iu përgjigj ekzekutivi komunal, kryesisht nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Gjatë kësaj mbledhjeje janë shqyrtuar dhe votuar disa dokumente me rëndësi për qytetarët, ndërsa diskutimi më i theksuar u bë rreth pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–mars 2025. Në hapje të mbledhjes, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, njoftoi të pranishmit për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga mbledhja e kaluar.…
Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, atë “Mulla Idrizi” e të cilat po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit. Kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Bekim Salihun kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Mulla Idrizi”. I pari i Gjilanit, tha se filluan javën në rrugën “Mulla Idrizi”, aty ku po punohet me intensitet të lartë…
Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 10-37 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22°C.
Dr. Afrim Cana është caktuar ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Ndryshe Afrim Cana ka ushtruar detyrën e drejtorit në Shëndetin Mendor dhe është një kuadër profesionist në fushën e tij. Të hënën, Arsim Eminit drejtor i deritanishëm i ka skaduar mandati i rregullt, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK me datë 28.04.2025 merr vendim për caktimin e dr.Afrim Cana ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. Dr.Afrim Cana ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shëndetit Mendor në Gjilan që nga viti 2005 deri…
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherit shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun. Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe qendror, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë e turizmit. I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropain, është tejet i rëndësishëm. “Përveç raportit tonë si shtet që kemi me BE-në, është një model që e aspirojmë ne qoftë…
Sot, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, nën kryesimin e presidentit të saj, avokat Arsim Vranovci, së bashku më anëtaret e vet, kanë mbajtur një takim në Gjilan me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë vet ambasadorin z. Aivo Orav. Në shoqërim të ambasadorit Orav, të pranishëm ishin edhe z. Johannes Stenbaeck – Shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë; z. AnnaCarin Plato – Shefe politike në Zyrën e BE-së në Kosovë; Cyprien Francois – Shef për Çështje Politike nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesja ligjore znj Albana Gjinolli nga…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 18 aktakuza ndaj 19 personave për vepra të ndryshme penale
Aktakuzat e ngritura janë me sa vijon: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Blerja,…
“Kanë përfunduar punimet në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, ajo “Adem Jashari” nga Xhamia e Madhe deri të Universiteti i Gjilanit. Kjo pjesë tanimë ka marr një pamje krejtësisht tjetër, e cila nuk ishte trajtuar për disa dhejtra vjet”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Sipas tij, tanimë kjo pjesë pos rrugës së re ka edhe trotuarin e ri, shënjimin dhe parkingjet, duke ua lehtësuar qytetarëve lëvizjen. Kryetar Hyseni, tha se rruga “Adem Jashari”, një nga rrugët më jetike të qytetit është ritransformuar tërësisht. “Kjo rrugë, që për vite me radhë ishte lënë pas dore, sot…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 20 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik. Sipas raportit të fundit nga Policia, bëhen të ditura edhe 51 aksidente trafiku, prej tyre: 1 me fatalitet, 19 me lëndime si dhe 31 tjerat me dëme materiale./GJILANI INFO/

