Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit (2024), raporti financiar (2024) dhe raporti financiar janar-mars (2025)
Lajme Lokale

Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit (2024), raporti financiar (2024) dhe raporti financiar janar-mars (2025)

adminBy adminApril 29, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të martës, ka shtyrë për mbledhjen e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin financiar për vitin 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi shefat e grupeve të partive opozitare nuk pranuan të diskutonin për këto pika në mungesë të kryetarit të Komunës në sallë.

Fillimisht, kreu i Komunës, Alban Hyseni, kërkoi që të futet në rend dite bartja e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro, kërkesë kjo që nuk mori shumicën e votave.

“Bartja e këtyre mjeteve paraqet nevojat reale të Komunës për projektet që do të realizohen. Përndryshe, një pjesë e madhe e projekteve do të ngecin si pasojë e mos-bartjes së mjeteve”, ka thënë kryetari Hyseni, i cili pasi nuk kaloi kjo pikë, lëshoi sallën e mbledhjeve, ku edhe mbajti një konferencë për media përkitazi me këtë.

Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar sot vendimin për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e kullës-muze për heroin Agim Ramadani, në Zhegër, të cilin e ka arsyetuar drejtori për Kadastër, Bekim Salihu, propozim vendimin për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr 4790-1 dhe 5450-4 që janë prona komunale, propozim vendimin për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr. 4406-0 dhe 4781-0, propozim vendimin për lejimin e këmbimit të pronave të paluajtshme me pronat e Kadrush Sylës nga Gjilani, Hisnije Halimit në Zhegër dhe Nexhmedin Ibrahimit (Përlepnicë).

Në këtë seancë, është diskutuar edhe për raportin e suksesit të nxënësve për vitin 2024, ku u theksua se ka rënie të suksesit të nxënësve e humbje të orëve të mësimit, të cilëve u është përgjigjur drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu, derisa me iniciativë të Gentrit Murselit, Kuvendi ka diskutuar edhe për çështjen e organizimit të ekskursioneve për maturantët, pikë kjo në të cilën pati kritika të ashpra nga asambleistët e partive opozitare (LDK-PDK), lidhur me ndalimin e ekskursioneve nga Komuna e Gjilanit në vitin e kaluar.

Kuvendarët e Gjilanit në seancën e sotme kanë miratuar edhe raportin për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave për emërtimin e rrugëve, kërkesën e historianit Aliriza Selmani, për vendosjen e një tebeleje në ish-objektin famëkeq OZNA në shenjë përkujtimi të më shumë se një mijë shqiptarëve të pafajshëm të likuiduar pa gjyq mes viteve 1944-1945, derisa për çështje procedurale ka anuluar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 17 mijë euro për ngritjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ndërkaq, raporti i Komisionit për vlerësimin e figurave historike dhe anulimi i raportit nga mbledhja e kaluar dhe formimi i Komisionit të ankesave për këshillat kokalë, janë shtyrë për seancën e radhës.

Përndryshe, në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre edhe asambleistët Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Ismajl Kurteshi, Gentrit Murseli, Afërdita Balaj, Ardhmërie Musliu, Mimoza Kadriu, Arianit Sadiku, Besim Guda, Gresa Avdiu, Muhadin Haziri e Ganimet Sabedini./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.