Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin Vranovci
Lajme Lokale

Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin Vranovci

adminBy adminApril 28, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, nën kryesimin e presidentit të saj, avokat Arsim Vranovci, së bashku më anëtaret e vet, kanë mbajtur një takim në Gjilan me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë vet ambasadorin z. Aivo Orav.

Në shoqërim të ambasadorit Orav, të pranishëm ishin edhe  z. Johannes Stenbaeck – Shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë; z. AnnaCarin Plato – Shefe politike në Zyrën e BE-së në Kosovë; Cyprien Francois – Shef për Çështje Politike nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesja ligjore znj Albana Gjinolli nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky takim, ka qenë i një rëndësie të posaçme për komunitetin e biznesit në rajonin e Gjilanit, ku mes tjerash, është diskutuar për çështje të zhvillimit ekonomik në përgjithësi e në veçanti për rajonin e Gjilanit. Pika kryesore e këtij takimi ka qenë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja.

Ky fond i BE-së ka potencial për dyfishimin e rritjes së ekonomive të Ballkanit Perëndimore brenda dekadës së ardhshme. Vlera e tij është 6 miliard Euro për 2024 – 2027, nga të cilat Kosova ka mundësinë të përfitoj 880 milion Euro. Sidoqoftë, në këtë takim, u ndanë përvoja nga bizneset sikurse që është eksporti në tregun unik të BE-së, transferi ndërkombëtar i të dhënave personale, sfida këto që po përballen bizneset e Republikës së Kosovës.

Nga përfaqësuesit e BE-së, mes tjerash, u theksuan çështjet në të cilat do të punohet sikurse që është qasja në tregun unik evropian, çështjet rregullatore sikurse që është heqja e barrierave tregtare që do ta lehtësonin eksportin e mallrave dhe shërbimeve nga Kosova në BE por edhe sigurimi pajtueshmërisë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu, Presidenti Vranovci, po ashtu, bëri një prezantim të shkurtër për bizneset pjesëmarrëse, të cilët diskutuan me përfaqësuesit e lartë të BE-së rreth mundësisë së tyre për të qenë përfitues të kësaj nisme të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në fund, Presidenti Vranovci, i bën apel gjithë spektrit politik që sa më parë të sigurojnë stabilitet politik, në mënyrë që Kosova të përfitoj nga ky fond i BE-së, i cili ka rëndësi jetike për zhvillimin tonë ekonomik dhe të kontribuoj që bizneset tona të jenë konkurrentë me bizneset e rajonit dhe më gjerë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.