- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni. Kryetari Hyseni dhe ambasadori Mazanek, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. “Pritëm në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, të cilin e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe Bujqësisë”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, tregoi se biseduan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. Për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Nga ana…
Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Reshjet do të mbesin të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa në disa zona gjatë ditës pritet të ketë edhe breshër. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, raporton Meteo Kosova. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 20°C.
Janë pritur në takim përfaqësuesi e KFOR-it turk, përkatësishtë komandanti i tyre në Gjilan dhe bashkëpunëtorët e tij nga Hendikosi i kësaj komune. Kreu i sajë, Nazim Shurdhani ka njoftuar se nga ana e tyre janë dhuruar dy karroca manual në formë donacioni. Ai ka falenderuar KFOR-in turk për këtë donacion dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke shfaqur shpresën për bashkëpunim të mëtutjeshëm./GJILANI INFO/
Në ambientet e Shkollës së Mesme te Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, sot është mbajtur një ligjëratë me temën “Mbrojtja kundër zjarreve dhe shpëtimi i jetës dhe pasurisë”, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle si dhe atyre nga Shkolla e Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu”. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, në bashkëpunim me Agjencinë e Emergjencave, me qëllim të vetëdijesimit dhe edukimit të të rinjve rreth masave parandaluese dhe mënyrave të veprimit në rast të zjarreve apo situatave emergjente. Ligjërues në këtë aktivitet ishin komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në…
Dardanapress mbanë konferencë lidhur me projektin “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit. Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit. Si rekomandime kryesore të dala nga debati dhe trajnimeve janë : rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijësimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim aktivisten dhe humanisten amerikane, Janet Reineck. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshiruar asaj mirëseardhje duke potencuar se ajo është një mike shumë e respektuar e kësaj komune me të cilën në vitet e 90-ta kishte bashkëpunuar edhe vetë ai. Me këtë rast znj. Reineck, si autore e librit “E kaluara si strehë” i ka dhuruar kryetarit Haliti një libër, në të cilin libër autorja ka paraqitur gjininë, migrimin dhe ideologjinë e shqiptarëve të Kosovës. Përndryshe znj. Reineck, në Viti dhe Kosovë u bë e njohur falë…
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 18.04.2025 – 24.04.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë (1769) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëmbëdhjetë (16) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në…
Policia në Gjilan ka arrestuar përsonin e dyshuar për mos respektim të urdhërit mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Rasti është raportuar në polici, dhe për të njëjtin thuhet se një person i dyshuar ka ngacmuar seksualisht tre viktimat. “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftin policia./GJILANI INFO/
Ka filluar shpërndarja e farës së misrit dhe plehut artificial nga Komuna e Gjilanit për fermerët. Është ndër komunat e vetme në Kosovë që bënë këtë shpërndarje. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Bujqësi Bajram Isufin, kanë shpërndarë farën e misrit dhe plehut artificial për fermerët e komunës. I pari i Gjilanit tha se bujqësia, vazhdon të jetë prioritet mbi prioritete. “Shpërndamë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë. Një projekt i veçantë që mbulon mbi 400 hektarë tokë bujqësore. Jemi krenarë që jemi ndër komunat e vetme në Kosovë…

