Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 20 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik.
Sipas raportit të fundit nga Policia, bëhen të ditura edhe 51 aksidente trafiku, prej tyre: 1 me fatalitet, 19 me lëndime si dhe 31 tjerat me dëme materiale./GJILANI INFO/