Author: admin

Skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh në rrugën drejt titullit të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0. Gjilani është mbajtur mirë vetëm në 14-t minutat e parë, kur Almir Ajzeraj e zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0. Tre minuta më vonë Rron Broja realizoi për 2-0. Në minutën e 23-të Arb Manaj realizoi golin e tretë për Gjilanin, derisa në këtë pjesë të ndeshjes realizoi edhe Denys Kostyshyn për rezultatin 4-0. Pjesa e dytë ishte më e qetë, derisa “intelektualët” shënuan edhe një gol, i…

Read More

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin menaxherial ka mbajtur një takim pune me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Shefat e Njësive Rajonale për të analizuar raportin vjetor të punës për vitin 2024. Kolonel Rukiqi theksoi se statistikat e raportit të vitit 2024 në krahasim me vitin 2023 tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, duke përfshirë veprat penale dhe incidenteve të ndryshme për -1.1 %, uljen e rasteve të vrasjeve për -50 %, lëndime të rënda trupore për -37.5 %, vjedhjet  për -12.3 %, vjedhje të rënda për 11.6 %,…

Read More

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, dhe të tjerë. Në rend ditë për miratim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e II-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025. 2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit. 3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit. 4. Shqyrtimi dhe aprovimi i VSM e Planeve Ndërkomunale për menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Komunat e Gjilanit, Kamenicës,…

Read More

Sot në Viti, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast kryesuesi Bekim Azizi fillimisht njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes KPF-së për shqyrtim. Asamblistët e Kuvendit, paraprakisht kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, ku morën përgjigje nga zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoritë përkatëse. Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, këshilltarët ngritën çështje të ndryshme, ku u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme: Propozimi për dhënien në shfrytëzim të…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e të enjtes, me kërkesën e kryetarit Alban Hyseni, ka shtyrë për seancën e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 dhe raportin financiar për vitin fiskal 2024. Ndërkaq, Kuvendi ka miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve e raportin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, ku në këtë të fundit pati mospajtime të thella pozitë-opozitë. Kryesuesi i këtij Komisioni, Besnik Shala (VV), ka refuzuar që të raportojë pasi ka kërkuar që të formohet një Komision për shqyrtimin e ankesave, duke qenë…

Read More

Është arrestuar një person i dyshuar për detyrim në Gjilan, pasi që i njëjti duke e kanosur e kishte detyruar një femër shtetas e Kosovës ti jap shumë të ndryshme parash., bëri me dije sot Policia. Njoftohet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të pandehurin D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’, nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që ti jepte shuma të ndryshme të parave, ku bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dyshohet se ka përfituar rreth…

Read More

Po vijojnë punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, investim prej 2.7 milionë eurove. Për të parë ecurinë e punimeve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët komunalë, Arbër Musliun e Besnik Shalën. “Edhe sot në terren për të parë nga afër punimet e projektit madhor të renovimit të Palestrës së Sporteve në Gjilan, një investim prej 2.7 milionë euro”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit shtoi se përveç modernizimit të hapësirave të brendshme, do të rinovohet edhe pjesa e jashtme, duke krijuar një mjedis…

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Plauhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë, raporton Meteo Kosova. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17 deri në 52 km/h. Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përmes Fakultetit të Edukimit, u organizua promovimi i monografisë “Flakadani i Lirisë”, një vepër e autorit Bedri Tahiri, kushtuar figurës së Mustafë Shytit – mësues, poet dhe dëshmor i kombit. Në këtë promovim morën pjesë dhe kontribuuan me fjalime profesorë, studiues, miq dhe bashkëveprimtar të Mustafë Shytit. Në fjalën e tij Prof. Dr. Bajram Kosumi, bashkëveprimtar i heroit Mustafë Shyti, e vendosi këtë promovim në një kontekst historik, ku theksoi përkushtimin dhe sakrificat e atdhetarit për idealet e lirisë dhe drejtësisë. “Data 26 mars lidhet me demonstratat e vitit 1981, të cilat…

Read More