- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari Hyseni: 5 çerdhe për vetëm 3 vite, investime konkrete për fëmijët dhe familjet e Gjilanit
Komuna e Gjilanit, po vazhdon investimet në institucionet parashkollore, me qëllim të krijimit të kushteve të shkëlqyera për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar vend punishtet për të parë ecurinë e punimeve. “Në vetëm një mandat kemi filluar ndërtimin e 5 çerdheve të reja publike, një investim i jashtëzakonshëm prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 99% janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës, me përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për komunën tonë”, tha Alban Hyseni. Ai tregoi se janë 5 çerdhe në vetëm 3 vite, investim konkret për fëmijët…
Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti. Përndryshe ish gazetari Associtet Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni./GJILANI INFO/
DKRS: Është hapur thirrja për subvencionimin e OJQ-ve për programet e tyre në Kulturë, Rini dhe Sport
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan Është hapur thirrja për subvencionimin e OJQ-ve për programet e tyre në Kulturë, Rini dhe Sport. Poashtu është hapur thirrja edhe për dy ekspertë të jashtëm për anëtarë të komisionit vlerësues. Dokumentet për aplikim mund të shkarkohen në Uebsajt të Komuna e Gjilanit,
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë marrë pjesë në një ceremoni donacioni në stacionin e Policisë së Kosovës në Kamenicë. Donacionet e bëra nga KFOR-i për Policinë e Kosovës siç thuhet, kanë mundësuar përmirësimin e dhomave familjare që mbështesin viktimat e dhunës në familje. Ky investim synon të krijojë një ambient më të sigurt dhe më të përshtatshëm për rimëkëmbjen e viktimave. “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të ekipit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR vazhdon…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maji, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar e bashkëbiseduar me punonjësit e ndërmarrjes lokale Tregu. “Vizitova punëtorët e ndërmarrjes lokale për të bashkëbiseduar mbi përmirësimet e arritura në kushtet dhe dinjitetin e tyre. Nga vetëm 12 punëtorë dikur, sot janë mbi 300”, tha Alban Hyseni. Më tej kryetari shtoi se ndërmarrja ka kaluar nga 37 mijë euro humbje në mbi 100,000 euro fitim dhe është bërë ngritja e pagave për punëtorët. “Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për ta vendosur punëtorin në qendër. Urime 1 Maji, le të jetë…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 33 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik. Raporti i Policisë prej 24 orësh, bënë me dije se për të njejtën kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, 21 prej tyreme lëndime. Ndërkaq, janë arrestuar 23 persona, po për të njëjtën periudhë kohore si dhe 12 të tjerë janë paraburgosur./GJILANI INFO/
Kreu i Komunës së Gjilanit Al;ban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në lagjen Dheu i Bardhë për asfaltimin e rrugës. I pari i Gjilanit, tha se lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet. “Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit,…
Me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, dje në Zhegër të Gjilanit ka filluar Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit” , me turnirin e futbollit të vogël. Në hapjen solemne të Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”, ka marrë pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kryetari Hyseni ka thënë se ky aktivitet shënon fillimin e tri ditëve përkujtimore që mbajnë gjallë kujtimin e një figure të pazëvendësueshme të historisë sonë. Ai ka ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e ndezjes së “Flakadanëve të Lirisë”, për të nderuar 114 dëshmorët e betejës së Koshares, një…
Aktakuzat e ngritura ndaj rasteve janë: Katër aktakuza kundër katër personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Ngacmimi”. Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”. Dhe një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./GJILANI INFO/
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, gjatë realizimit të detyrave operativo-hetimore, kanë arritur të mbledhin informata rreth përfshirjes së disa të dyshuarve në trafikim me lëndë narkotike. Të dyshuarit veprimtarinë e tyre dyshohej se po e zhvillonin në Prishtinë, andaj policia ka bërë kërkesë për aplikim të masave të veçanta të hetimit ndaj të dyshuarve, të cilat masa janë aprovuar nga organet e drejtësisë. Kështu, dje me 30.04.2025, rreth mesditës, ka filluar operacioni policor ‘Dritarja’ në kapje të të dyshuarve. Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i…

