- Me shkruaj një leter…
- Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
- E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike
- Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
- Prokuroria e Gjilanit ngre pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
- Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
- Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
- Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan u vizitua nga prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme, u vizitua nga prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, z. Bahri Hyseni dhe znj. Laura Pula, në bazë të vendimit të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, në kuadër të vizitave nëpër prokuroritë themelore. Gjatë kësaj vizite, të njëjtit u pritën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, qëllimi i së cilës ishte verifikimi i zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me efikasitetin e trajtimit të kallëzimeve penale nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e efikasitetit të trajtimit të…
Policia e Trafikut të Kosovës brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 mijë e 856 gjoba trafiku, është bërë me dije sot nga burimet zyrtare policore. Sipas raportit të fundit njëditor, njoftohet poashtu se janë evidentuar 63 aksidente trafiku, prej tyre 27 me lëndime dhe 36 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 20 janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona për vuajtje të dënimeve./GJILANI INFO/
Policia ka njoftuar për një zjarrëvënje të një shtëpie në Kamenicë nga një person i dyshuar, duke u bazuar në raportimin për rastin. Njesitet përkatëse, pas njoftimit menjëherë janë nisur për në vendngjarje dhe ekipi për zjarrfikje ka lokalizuar dhe mandej edhe ka fikur zjarrin. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), po zbaton dy metodologji ndërkombëtare për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, “Grow Your Business (GYB)” dhe “In Motion”. Bëhet me dije se ky program ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe operacioneve të bizneseve lokale, duke ofruar qasje të personalizuar dhe konsulencë të drejtpërdrejtë. Në kuadër të këtij projekti, deri tani janë përfshirë 20 biznese lokale nga sektorë të ndryshëm. Këto biznese kanë përfituar ndihmë në modernizimin e pajisjeve, përmirësimin e imazhit tregtar dhe trajnime praktike, duke sjellë rezultate konkrete dhe të…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar se bulevardi i qytetit po bëhet. Ai theksoi se projekti më i madh ndonjëherë në komunën tonë do të realizohet. Bulevardi i qytetit, një investim prej 20 milionë eurosh, është një hap i madh drejt zhvillimit dhe modernizimit të Gjilanit. “Kemi siguruar buxhetin dhe tani po ecim përpara, duke sjellë një projekt që do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni. Ky projekt ishte prezantuar në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”. Sipas…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK. /GJILANI INFO/
Pritet në takim kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan, Ymer Salihu nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
Gjatë këtij takimi, janë diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me sigurimin e ujit të pijshëm për disa fshatra të komunës së Vitisë. Kurse, një nga temat kryesore në këtë takim ishte projekti i ujësjellësit që do të implementohet në fabrikën e ujit në Letnicë, ku edhe pritet të investohen miliona euro nga projekti “Flows”. Është folur poashtu edhe për pajisjen me leje të ndërtimit për këtë projekt si dhe për tenderimin e projekteve për eliminimin e defekteve në lokalitetet si Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezve dhe Sadovinë e Jerlive. Kryetari Haliti, në fjalën e tij,…
“Gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë, sipas kontratës së miratuar për këtë projekt”, bëhet e ditur përmes njoftimit zyrtar të Komunës së Kamenicës. Sipas këtij njoftimi thuhet se operatori ekonomik përgjegjës për realizimin e këtyre punimeve do të nisë me piketimin e trasës së rrugës së planifikuar. “Ky proces është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të punimeve dhe do të përfshijë masa të cilat mund të ndikojnë përkohësisht në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin në këtë zone”, thuhet ndër tjerash në njoftim./GJILANI INFO/
Mërgimtari, Fatmir Nuhiqi, ka dhuruar për komunën e Vitisë një kamion multifunksional për pastrimin e rrugëve
Mërgimtari i njohur, Fatmir Nuhiqi, ka dhuruar një kamion multifunksional që do të shërbejë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Vitisë. Ky donacion vjen në vazhdën e mbështetjes së dhënë nga mërgimtarët për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë komunë, si dhe është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë dhe higjienën e qytetarëve. Kamioni multifunksional, i cili ka kapacitet të lartë dhe është i pajisur me teknologji moderne, do të përdoret për pastrimin e rrugëve gjatë çdo stine, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe për qytetarët e Vitisë. Kryetari i Komunës së…
Haziri: Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha
“Jemi në ditët, javët e muajt e përkujtimeve të mëdha si kjo në Zhegër e Grykë të Karadakut. Këtu rezistenca politike u pagua me gjak të baballarëve, djemve e vajzave, e deri te foshnja, të cilët u martirizuan për Liri e Pavarësi të Kosovës”, ka thënë, kryetai i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri Sipas tij, Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, këto ditë shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha. “Sot i përkujtojmë Ahmetali Ajeti (i zhdukur ende), Beqir Mahmuti, Zijadin Mahmuti, Hevzi Ajeti, Daut Mahmuti,…

