- Me shkruaj një leter…
- Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
- E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike
- Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
- Prokuroria e Gjilanit ngre pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
- Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
- Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
- Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
Author: admin
Drejtori Nuhiu: DKA mbështet çdo nismë që synon krijimin e një mjedisi arsimor më gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë nxënësit
Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Gjuha e Shenjave për të Gjithë”, organizuar nga menaxherja e projektit, znj. Havushe Jashari Islami. Ky aktivitet bashkoi akterë të ndryshëm lokalë në kuadër të një projekti të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes programit “EJA Kosovë”, dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Tryeza u shndërrua në një hapësirë reflektimi mbi aktivitetet e realizuara, me fokus të veçantë në shkollat e mesme të komunës, duke promovuar gjuhën e shenjave si një element kyç për gjithëpërfshirje…
Pasi Policia e Kosovës ndaluan për kontroll një automjet në Artanë, të cilën e drejtonte personi me inicialet G.N, gjetën një armë zjarri e llojit Beretta së bashku me një karikator dhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Policia e Kosovës bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale. Njoftimi “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ dhe ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja…
Avdyl Jerliu Në një periudhë sfiduese për ekonominë e Kosovës, kur qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës dhe me paqartësi për të ardhmen e tyre financiare, dy ngjarje me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien publike nga shumë të tilla po kalojnë pothuajse pa debat serioz. Humbjet e theksuara të Trustit Pensional të Kosovës dhe rritjet e vazhdueshme si kjo e fundit e tarifave të energjisë elektrike nga ZRRE me 16%. Të cilat janë çështje me ndikim afatgjatë, që do të prekin secilin qytetar – por për ironi të fatit, ato po anashkalohen në diskursin publik. Në…
Gagica me rastin e përvjetorit te Betejës së Zhegocit: E kujtojmë, nderojmë dhe nuk harrojmë!
Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan, me rastin e pervjetorit te Betejes se Zhegovcit përkujtojnë me krenari dhe nderim kete ngjarje. Sot përkujtojmë me krenari dhe nderim Betejën heroike të Zhegocit – një ndër faqet më të lavdishme të qëndresës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut. Kjo nuk ishte vetëm një betejë, por një qëndresë burrërore për tokën, nderin dhe lirinë. Në këtë ditë, përkulemi me respekt të thellë para sakrificës së dëshmorëve që ranë në këtë betejë, duke u bërë dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë. Gjaku i…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku priti në takim Udhëheqësen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey. Në këtë takim morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Limani dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku. Takimi u fokusua në mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Këshillit të Evropës në Kosovë, duke vënë theksin te organizimi i praktikave profesionale për studentët, vizitat studimore në zyrat e…
Policia në Viti ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohej se ka kanosur një mashkull dhe një femër. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/
Në fshatin Kuvcë e Epërme të Artanës është arrestuar një peron për të cilin dyshohej se posedon substancë narkotike. “Gjatë kontrollit policor të këtij personi, te i njejti është gjetur dhe sekuestruar lloji i substanceës narkotike marihuanë”, ka konfirmuar policia. Sipas policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit peroni i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Në 26 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë sot homazhe te lapidari i dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan. Ky manifestim u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe këshillin organizativ. Të pranishëm ishin edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, luftëtarë të lirisë dhe qytetarë. Po ashtu ora e parë e mësimit në të…
Është mbajtur tryeza për të diskutuar rreth sfidave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare në regjionin e Gjilanit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën për Komisionerin për Gjuhe/Zyra e Kryeministrit, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe në mbështetje të Këshillit të Evropës. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, duke folur për temën “Nxitja e kohezionit shoqëror përmes fuqizimit të të drejtave të pakicave kombëtare dhe përdorimit të gjuhëve”, tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, ka zbatueshmëri deri diku të kënaqur. Ajo tregoi se Komuna e Gjilanit ka edhe nënkryetarin nga…
Komuna e Vitisë nënshkruan aneks-marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Kosova-Luksemburg për mbështetjen e komuniteteve dhe projekteve të gjelbra në Viti
Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosova-Luksemburg, me ç’rast është nënshkruar një aneks-marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Vitisë dhe kësaj organizate. Marrëveshja u firmos nga zv.kryetari Hasan Aliu dhe drejtori i organizatës Kosova-Luksemburg, Fisnik Beqiri, dhe ka për synim të mbështesë komunitetet që jetojnë në territorin e komunës së Vitisë, duke promovuar përfshirjen e tyre në projekte të rëndësishme zhvillimore dhe mjedisore. Ky projekt përfshin një gamë aktivitetesh që lidhen me energjinë e ri përtëritshme dhe atë efikase, si dhe me përmirësimin e ndriçimit publik, duke kontribuar kështu në një…

